Showbiz

Duke imituar grupin e famshëm ‘Oasis’, dy aktorët italianë ribashkohen në 1 maj duke shkaktuar të qeshura pafund

Një 'koncert' i realizuar nga dy aktorët italianë që imitojnë vëllezërit e famshëm Gallagher, do të shkrijë së qeshuri publikun në Taranto, në datën 1 maj.
Featured image of article: Duke imituar grupin e famshëm ‘Oasis’, dy aktorët italianë ribashkohen në 1 maj duke shkaktuar të qeshura pafund Aktorët italianë, Emilio Solfrizzi dhe Antonio Stornaiolo duke imituar vëllezërit britanikë.
Përditësuar:

TARANTO– Si një sinonim i ‘Oasis’ dy aktorët italianë, Emilio Solfrizzi dhe Antonio Storinaiolo do të ngjitën në skenë në rolin e vëllezërve Gallagher. Grupi i tyre titullohet ‘Oesais’, të cilin e shpikën për të sjellë një version për të qeshur të grupit anglez ‘Oasis’.

Grupi i famshëm ‘Oasis’ do të performojë në skenën e Tarantos me 8 qershor të këtij viti, por Emilio Solfrizzi dhe Antonio Storinaiolo kanë menduar të sjellin një version qesharak të grupit në 1 maj.  Shfaqja do të mbahet në parkun arkeologjik të mureve greke të Tarantos, ku aktorët do të imitojnë në gjuhën angleze. Këngët e grupit britanik do të vijnë në një version të ngazëllyer dhe me dialekt të mbingarkuar italian duke dhuruar një spektakël të vërtetë.

Gjithashtu në listën e artistëve që do të performojnë në ditën e shënuar të 1 majit janë: Max Gazzè, Elio, Malika Ayane, Mama Marjas, Tre Allegri Ragazzi Morti, Bobo Rondelli dhe Maria Antonietta.


Marrë dhe përshtatur nga: R.it

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment