Sport

Duka: Pse nuk ka tamponë për lojtarët? Kështu donte Ministria, jo ne…

"Dëshira ime është që stadiumi të jetë plot. Nuk jam unë ai që mund të vlerësojë nivelin e riskut. Janë Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët"
Featured image of article: Duka: Pse nuk ka tamponë për lojtarët? Kështu donte Ministria, jo ne… Armand Duka

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, mendon se rthimi në fushë për pjesën e mbetur të këtij sezoni e ka gëzuar, pasi u ka shërbyer karrierës së lojtarëve. Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sport News Plus”.

“Ministria ka bërë më të mirën e mundshme për të rifilluar. Duhet të jemi të lumtur që do të rifillojmë të luajmë. Kryesorja është shëndeti. Tani që risku është më i vogël, kemi filluar. Jam i lumtur që do të shohim futboll dhe për futbollistët që të mos dëmtojnë karrierën e tyre që është relativisht e shkurtër. Për ta jam më shumë i lumtur.

Dëshira ime është që stadiumi të jetë plot. Nuk jam unë ai që mund të vlerësojë nivelin e riskut. Është Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët. Askush nuk ka dëshirë të pengojë aktivitetet sportive. Duke parë zhvillimet hap pas hapi, mund të kemi, pse jo, edhe një vendim për të luajtur me tifozë. Kjo do ishte një kënaqësi e madhe.

Qeveria duhet të trajtonte njerëzit e futbollit në të njëjtën mënyrë. Ne kemi mbështetur me 2 paga solidariteti me ato mundësi minimale, për t’u treguar solidaritet njerëzve tanë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për sa u përket tamponëve, nuk është se nuk kemi dashur ne. Kështu është arsyetuar, kështu është gjykuar nga Ministria. Tampon do bëhet vetëm kur futbollistët të jenë me temperaturë. Nuk është se ne e kemi shmangur. Jeta e njeriut është më e rëndësishme.

Klubet shqiptare nuk janë në një situatë solide financiare. Ne jemi dëshmitarë që klubet kalojnë në situata shumë të vështira. Apo siç ndodhi kjo me Vllazninë, apo qoftë dhe ndonjë klub tjetër. Ajo që ne duhet të bëjmë është të zbatojmë ligjin dhe kriteret e licencimit. Nëse ne respektojmë ato, mund të parandalojmë raste të tilla.

Ne kemi dhënë një mbështetje financiare dhe solidare. Qeveria nuk i dha pagë luftë futbollit. Gjithë futbollistët dhe zyrtarët duhet të bisedojnë me klubet. Kjo është një periudhë me të cilën ne nuk duhet të abuzojmë. Të jemi solidarë për të bërë më të mirën e mundshme”, ishin fjalët e Dukës.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment