Sport

Duka i zbulon të gjitha, nga datat deri te protokolli që duhet të respektojnë klubet

Të gjithëve do iu matet temperature në stërvitje apo në para ndeshjeve dhe nëse ka shenja, atëherë patjetër do ketë tamponë dhe do të bëhën të gjithë analizat e nevojshme”u shpreh Duka.
Featured image of article: Duka i zbulon të gjitha, nga datat deri te protokolli që duhet të respektojnë klubet Armand Duka

TIRANË-Pas përfundimit me presidentët e Superiores, ka folur presidenti i FSHF-së, Armand Duka, numri një i klubit tregon hapat që do marrë në mënyrë që kampionati të përfundojë me sukses si dhe thotë se protokollet që pritet të miratohen nga Ministria, nuk rëndojnë buxhetet e klubeve.

“Kemi bërë mbledhje me presidentët. I informuam për protokollin që mbetet për t’u konfirmuar dhe për të vendosur me to datën më të përshtatshme dhe me konsensus që të filloojë me tre qershor dhe të përfundoj me 29 korrik, ndërsa Kupa me dy gusht.Por, Shqipëria mund të kishte pasojë nga UEFA, por edhe për futbollistët një ndërprerje gjashtëmujore do ishte e dëmshme. Është më mirë për ta, uroj ta kemi kaluar epideminë. Dhe, është mirë tëur rikthehen të luajnë e të heqin kilet që kanë marrë nga pushimi”.

Ngarkesa ekonomike në protokolle- “Protokollet në këndvështrimin tim nuk kanë ngarkesë ekonomike, thjesht duhen respektuar. Do jenë më pak se 2% e buxhetit të tyre, por respektimi i rregullave në kulturën shqiotare nuk është shumë e mirë. Shishe ujë të veçantë, larja e ambienteve nuk është kosto. Kosto është udhëtimi me dy automjete dhe akomodimi që futbollistë duhet të flejnë në dhoma teke”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Besoj se për protokollin do të kemi një përgjigje positive. Nëse rikthimi do ishte më i shpejtë, atëherë kampionati do luhej në shtatë ditë. Dhe, stërvitja do ishte e gjatë pasi nga data 18 deri në datën tre nuk është e mjaftueshme. Por, kjo ishte zgjedhja e vetme për t’u rikthyer.
Është konfirtmuar data 18, gjithsesi ne nuk bëjmë ligje dhe nëse qeveria e ndryshon këtë duke qenë se qeveria jonë kështu i ka marrë vendimet. Nuk mund të paraprijmë vendimet e qeverisë”.

Tamponët? “Unë nuk jam mjek për tamponët, por edhe në vende të tjera nuk ka të bëjë vetëm ana ekonomike. Të gjithëve do iu matet temperature në stërvitje apo në para ndeshjeve dhe nëse ka shenja, atëherë patjetër do ketë tamponë dhe do të bëhën të gjithë analizat e nevojshme”u shpreh Duka.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment