Politike

“Duhet zbardhur në minutat në vijim!”, Meta i drejton 5 pyetje Prokurorisë së Elbasanit: Pse janë vonuar hetimet, a ju vret ndërgjegja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit?

Në një konferencë urgjente për shtyp, Ilir Meta ka kërkuar llogari për vonesën e hetimeve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Featured image of article: “Duhet zbardhur në minutat në vijim!”, Meta i drejton 5 pyetje Prokurorisë së Elbasanit: Pse janë vonuar hetimet, a ju vret ndërgjegja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit? Ilir Meta

TIRANË– Kreu i Shtetit, Ilir Meta, iu drejtua me pesë pyetje drejtuesit të Prokruorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, për ngjarjen e ndodhur më 21 janar, ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani.

Në një konferencë urgjente për shtyp, Ilir Meta ka kërkuar llogari për vonesën e hetimeve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Presidenti i solli në vëmendje Kreshnik Ajazit se vëllai i tij kandidon për deputet si kandidat i PS në Elbasan, dhe e pyet nëse ndihet në konflikt interesi.

5 pyetjet e drejtuara nga Presidenti Meta:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

1. Z. prokuror pse është vonuar administrimi i materialit kallëzues të PD? Pse z. Bardhi si kallëzues është thirrur për t’u paraqitur vetëm në datën 30 prill.
2. Si mund të ndihmojnë këto veprime hetimore kaq të ngadalta me vetëdije parandalimin e krimit zgjedhor në Elbasan.
3. Pse duhet që z. Bardhi të paraqitet më 30 prill, pra 5 ditë pas zgjedhjeve, dhe jo urgjentisht?
4. Pse duhet z. Ajazi kjo vonesë kaq e madhe? A kandidon për deputet në këto zgjedhje si kandaidat i PS në Elbasan vëllai juaj? A ndiheni ju në përmbushjen e detyrës suaj në konflikt të pastër interesi? A keni vlerësuar ndonjëherë të dorëhiqeni apo të transferoheni nga aty?
5. Zotërinj prokurorë të Elbasanit, a ju vret ndopak ndërgjegjja, që ndodhi përplasja me armë dhe përgjakja në qytetin e Elbasanit, më 21 prill?

Lidhur me pyetjet e mësipërme, Meta u shpreh se duhen zgjidhur në minutat në vijim, dhe jo pas zgjedhjeve.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment