LIVE UPDATES
Aktualitet

“Duhet të përballemi me realitetin e ri”, Skënder Brataj: Bëj atë që varet nga ty, përdor maskën dhe zbato rregullat

1 Korrik 2020, 11:28 Nga DOSJA
“Duhet të përballemi me realitetin e ri”, Skënder

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skendër Brataj, ka analizuar situatën e COVID-19 dhe shkruan se të gjithë duhet të përballen me realitetin e ri. Një një postim në Facebook, me titull “Coronaviruisi, mijëra shenja të sëmundjes që nuk lë shenja”, Brataj shkruan se maskat, veshjet mbrojtjëse, syzet, dorezat dalin nga sallat kirurgjikale dhe hyjnë në jetën e përditshme, si shenja të një normaliteti të ri.

Ai shton se të bashkëjetosh me virusin do të thotë të kërkosh shpërndarësin e xhelit dhe dezinfektantit në hyrje të dyqanit, të shikosh me dyshim ata që afrohen shumë afër teje, duke u ruajtur nga teshtimat e tyre. Në fund ai bën thirrje për të gjithë që të respektojnë disa rregulla. “Bëj atë që varet nga ty: Përdor maskën në ambientet e mbyllura 2. Zbato rregullat e higjenës, 3. Mbaj distancim fizik. 4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla 5. Përqafo jetën 6. Së bashku do ja dalim”, shkruan mjeku.

SHKIRMI I PLOTË

CORONAVIRUSI, MIJËRA SHENJA TË SËMUNDJES QË NUK LË SHENJA! Prerje nga maska në fytyrë, cikatriçe të krijuara nga orë dhe ditë të stërgjatura të përdorimit të tyre, irritime të fytyrës, lodhje, stres, ankth me kohë të pa përcaktuar. Këto janë shenjat që i referohen një ngjarje, një gjëje ose personave real në frontin e luftës me sëmundjen Covid-19. Si shenja e llastikut në fytyrën e personit që i ka përdorur. Maskat shikoheshin më parë nga ne me skepticizëm, shikoheshin si një mënyrë argëtimi vetëm në hundët dhe gojët e turistëve dhe qytetarëve orientalë. Maska sot është shenjë e këtyre kohërave të jashtëzakonshme që po jetojmë. Ajo vjen në një mijë forma dhe ngjyra, me një fantazi gjithëpërfshirëse. Duket si një objekt mbi të cilin do të vini bast për të ardhmen, si një rinisje e modës, duke vënë stilistët e madhenj para një përgjegjësie që e shëndërron prodhimin në një tendencë të re, atë për të ndihmuar njerzit:

“JO TË JETOJNË MË MIRË, POR TË JETOJNË”. Është shenjë e zgjuarsisë njerëzore, e mendimit divergjent, por këtë herë lindi nga dëshpërimi, sepse ajo është ende një maskë, por kësaj here duket aq e rëndësishme si maska e një zhytësi. Duke krjiuar një valvul të bërë me një printer 3D, maska u transformua në një ndihmë shumë të vlefshme për të dhënë oksigjen të sëmurëve me vështirësi në frymëmarrje të sëmurur nga Covid-19-ta, ndërkohë që në spitale nuk kishte pjesë rezervë për ventilatorët me vlerë mijëra euro! Falë kësaj shpikje gjeniale u dyfishuan mundësitë e trajtimit të pacientëve. Atëherë kush e di, kjo verë e paparë mund të kthehet sërish me simbolin e maskës për fillestarët e zhytjes. Maskat, veshjet mbrojtjëse, syzet, dorezat dalin nga sallat kirurgjikale dhe hyjnë në jetën e përditshme, si shenja të një normaliteti të ri, ku çdo gjë ka një domethënie. Të bashkëjetosh me virusin do të thotë të kërkosh shpërndarësin e xhelit dhe dezinfektantit në hyrje të dyqanit, të shikosh me dyshim ata që afrohen shumë afër teje, duke u ruajtur nga teshtimat e tyre. Amukina, alkooli, dezinfektues që në ditët e para të izolimit u zhdukën nga supermarketet dhe farmacitë, pastaj u rikthyen me pamjet e maleve me shishe dizinfektantësh, ku është trefishuar prodhimi për të përballur këto kërkesa.

Coronavirusi nuk shfaqet me shenja që vihen re, nuk le shenja të dukshme në trup si ndodh me murtajën, apo sëmundje të tjera ekzantemike, ai shkakton dëmtime në mushkëri, të cilat sytë nuk i shohin dot. Por të gjithë janë parë fotot e arkivoleve të grumbulluara në dhomat e morgut të spitaleve, apo radhët e kamionave me arkivolë dhe askush nuk mund t’i harrojë ato. Mënyra të reja jashtë traditave tona u shfaqën në jetën e përditëshme, si mos marja pjesë në ceremonitë mortore për përcjelljen e fundit të të dashurve, miqve dhe shokëve. Takimi nëpërmjet bërrylit, mos përqafimi apo thjesht një telefonatë apo mesazh ngushëllimi. Mungesa e dasmave e ditëlindjeve apo qëndrimi larg prindërve dhe gjyshërve, të dashurës, të dashurit apo miqve për dy-tre muaj duke harruar edhe fytyrat e tyre. Shenjat e kohës janë kamerat, mikrofonat, ekranet me lidhje skype, mësimi on-line i klasave me mësuesit, një palestër ku mund të praktikoni yoga me instruktorin në distancë, një bar për një aperitiv, gjithmonë afër, por shumë larg. Në këtë zbrazëti dhe qetësi u shfaqën gjeometri të reja: çadra me distanca më të mëdha se zakonisht në plazhet ende të shkreta në fillim të qershorit, ose karriget e vendosura për konferenca, takime, apo shumë pak koncerte që mbahen, pothuajse si një sfidë. Akoma tavolinat në restorante vetëm me ambiente të hapura, apo radhët e gjata në dyqane dhe supermarkete.

Por më në fund doli simboli i YLBERIT me ngjyrat e tijë shpresëdhënëse. Nuk dihet ku lindi idea për herë të parë, por është bërë logoja e këtyre muajve të tmerrshëm, e dizajnuar në shkolla dhe shtëpi, në pankarta në ballkone, apo me shkumësa në rrugë pothuajse në të gjithë botën. Nuk është vetëm një shenjë, por thjesht një simbol. Në fakt ky simbol nuk pret, nuk dëmton, nuk ndan, por është një simbol që bashkon ngjyrat e tijë në një hark madhështor, në një hapsirë pa fund ku përfshin të gjithë botën, ku përfshin njerëzit e saj, shpresën për një botë më të mirë pa frikën e CORONAVIRUSIT. Duket si një premtim fëminor, të cilin të gjithë dëshirojmë ta besojmë: GJITHÇKA DO TË SHKOJË MIRË.

Çdo epidemi, çdo pandemi që ka kaluar njerëzimi ka pasur një fillim dhe një fund. E njëjta gjë do të ndodhi edhe me këtë virus. Është në dorën tënde, është në dorën tonë e ardhmja, jeta, familja, shoqëria. Mbro jetën, mbro familjen, mbro prindërit, mbro gjyshërit, mbro fëmijët, mbro shoqërinë! Beso profesionistët dhe institucionet, nuk ka teori konspirative, nuk ka çip, nuk ka 5G!! Ka coronavirus që të shkakton sëmundjen covid-19, ka parandalim, ka shërim, ka vdekje nga kjo sëmundje! Bëj atë që varet nga ty: Përdor maskën në ambientet e mbyllura 2. Zbato rregullat e higjenës, 3. Mbaj distancim fizik. 4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla 5. Përqafo jetën 6. Së bashku do ja dalim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 skender brataj koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 skender brataj

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni