Aktualitet

“Duhet të mësohemi të bashkëjetojnë me virusin”/ Genc Sulçebe:Nuk duhet të jetojmë me frikë

Gjatë bisedës në studio ai tha se qytetarët duhet të mësohet të bashkëjetojnë me virusi duke ruajtur parametrat kryesore të higjienës. Më tej ai theksoi se më shumë kujdes duhet ruajtur ekuilibri i kushte sociale-ekonomike.
Featured image of article: “Duhet të mësohemi të bashkëjetojnë me virusin”/ Genc Sulçebe:Nuk duhet të jetojmë me frikë Genc Sulçebe

Tiranë- Në “ABC e mëngjesit” me gazetarin Enkel Demi, Prof. Dr. Genc Sulçebe u shpreh se teknologjia mjekësore tashmë është e avancuar dhe se pritet që shumë shpejt të realizohet një vaksinë.

Gjatë bisedës në studio ai tha se qytetarët duhet të mësohet të bashkëjetojnë me virusi duke ruajtur parametrat kryesore të higjienës. Më tej ai theksoi se më shumë kujdes duhet ruajtur ekuilibri i kushte sociale-ekonomike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Gjermanët bëjnë studime serioze. Është parë që në çelik, inoks, plastikë virusi mund të jetojë deri në tre ditë, kjo është parë në kushte laboratorike, ndërsa në ajër rreth 3 orë, ndërkohë në materialet e buta është parë deri në 24 orë. Theksoj se me një higjienë të mirë rreziku i infektimit nga prekja, është minimal. Dezinfektimi i ambienteve, përdorimi i maskave, nëse këto parametra ruhen, mund të fillojë një aktivitet normal. Duhet të bashkëjetojmë me këtë virus dhe besoj që deri në fund të vitit mund të arrihet imuniteti i virusit. Nuk duhet të jetojmë me frikë”, tha Sulçebe.

Marrë nga abc news.al 

Shto Koment