Aktualitet

Duhet të ishte gjithçka e mbyllur! Tirana ‘zien’ nga trafiku i rënduar në kohë karantine, bllokohet edhe auto-ambulanca

Ajo që e rëndon akoma më shumë situatën është fakti se në këtë trafik, është bllokuar edhe ambulanca. Pamjet tregojnë se si auto-ambulanca me sirenë ndezur kërkon të kalojë për të dërguar të sëmurin në spital, por me atë radhë mjetesh është krejtësisht e pamundur.
Featured image of article: Duhet të ishte gjithçka e mbyllur! Tirana ‘zien’ nga trafiku i rënduar në kohë karantine, bllokohet edhe auto-ambulanca Ambulanca e bllokuar në trafik

TIRANË– Ndërkohë që ka kaluar thuajse një orë që nga momenti kur Tirana duhet të ishte totalisht e izoluar, rrugët e qytetit ‘ziejnë’ nga trafiku i rënduar. Dosja.al sjell pamje nga rrugët e kryeqytetit ku shihet se si dhjetëra makina janë bllokuar në trafik dhe nxitojnë për tu futur në shtëpi.

Ajo që e rëndon akoma më shumë situatën është fakti se në këtë trafik, është bllokuar edhe ambulanca. Pamjet tregojnë se si auto-ambulanca me sirenë ndezur kërkon të kalojë për të dërguar të sëmurin në spital, por me atë radhë mjetesh është krejtësisht e pamundur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në rrugë nuk shihet asnjë patrullë policie për të menaxhuar situatën e bërë të bërë që personi që ndodhet brenda asaj auto-ambualnca të shkojë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme, para se të jetë vonë.

Shqipëria prej tre javësh futet në karantinë gjatë fashtës orare 20:00-06:00, por pamjet tregojnë tjetër gjë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment