Aktualitet

“Duhet kujdes i shtuar”/ Ministria e Arsimit apel prindërve: Të kenë me vete maskë dhe dezinfektantë, do iu matet temperatura

VIDEO
Ministria njofton se nxënësit duhet të kenë me vete maskë dhe dezinfektantë. Po kështu para se të hyjnë në shkollë do iu matet temperatura.
Featured image of article: “Duhet kujdes i shtuar”/ Ministria e Arsimit apel prindërve: Të kenë me vete maskë dhe dezinfektantë, do iu matet temperatura Foto nga video
Përditësuar:

TIRANË- Ministria e Arsimit vazhdon me videot informuese, pas vendimit për rikthimin e nxënësve në shkolla më datë 14 shtator. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministria thekson se gjatë kësaj periudhe duhet kujdes i shtuar nga ana e çdo prindi.

Në videon informuese drejtuar prindërve, ministrja Besa Shahini u kërkon prindërve të këshillojnë fëmijët e tyre që të mbajnë maska gjatë gjithë kohës, të ruajnë distancën, të kenë me vete dezinfektantin, si edhe një shami me vete. Kjo sipas ministres shton mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve dhe siguron njëkohësisht mbarëvajtjen e një procesi të rregullt shkollor.

Po kështu në derën e ambienteve të shkollës nxënësit do të priten nga personel i stafit mjekësor, që do t’i masë temperaturën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa prindërit duhet të nënshkruajnë një letër, ku pranojnë se fëmija i tyre nuk ka temperaturë apo shenja të tjera të COVID-19.

J.V/Dosja.al

Shto Koment