Sport

Duhej të ishte pasuesi i legjendës Ronaldinho, Dos Santos dhe historia e “fikjes” së një talenti të madh

Mund të pushtonte botën me aftësitë dhe talentin e tij, por nuk ishte e shkruar. Sot feston 31-vjetorin e lindjes dhe me siguri të rinjtë nuk e njohin
Featured image of article: Duhej të ishte pasuesi i legjendës Ronaldinho, Dos Santos dhe historia e “fikjes” së një talenti të madh Ronaldinho dhe Dos Santos

Duhet të ishte pasardhësi i Ronaldinhos te Barcelona dhe tifozët u dashuruan pas tij, por gjërat nuk shkuan ashtu si pritej ose sipas premisave që kishte shfaqur meksikani.Po flasim për futbollistin Giovanni dos Santos, i cili sot mbushi 31 vjeç mes pengjevetë mëdha të karrierës. Gjithçka lindi në vitin 2007 ndaj Interit.

Për të shpjeguar karrierën e Giovani dos Santos dhe pritshmërisë që u krijua nga bota e futbollit për të, duhet që ta nisim sidomos nga një datë e largët dhe një ndeshje.

Jemi në 29 gusht 2007, kur luhet Trofeu Gamper mes Barcelonës dhe Interit. Një natë vere ku e gjithë bota njihet dhe fillon të flasë për një djalosh të ri të talentuar, Giovanni Alex dos Santos Ramirez, i biri i ish-lojtarit të Brazilit Geraldos dos Santos, ose ndryshe i njohur si Zizinho.

Dos Santos

Shpejtësi jashtë normales, teknikë e frikshme dhe sidomos një thjeshtësi për të bërë disa gjëra që nuk ishin aspak të lehta, por të jashtëzakonshme.

Talenti i tij ndriçon “Camp Nou”-n, çorienton totalisht mbrojtjen zikaltër dhe prezantohet me gol dhe penallti të fituar, që më pas shndërrohet nga Ronaldinho.

Duhet të ishte pikërisht Dos Santos pasardhësi i tij. Pas fitores 5-0 ndaj Interit, ditën e nesërme në faqet e para të mediave sportive flitet vetëm për të.

Madje, në vitin 2008, Gazzetta dello Sport do të titullonte “klonohen Messi dhe Ronaldinho”, duke iu referuar dyshes së Barcelona B, pra Bojan-Dos Santos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Madje, duke dëgjuar Neymar, dukej sikur ishim përballë një fenomeni. “Giovanni është një gjeni futbolli, kampion. Me fat që nuk luan ndaj nesh”, do të shprehej në vitin 2012 në ndeshjen Brzil-Meksikë në “Wembley”.

Por, në të vërtetë, ylli Dos Santos kishte nisur të shuhej dhe përgjegjësia që kishte mbi shpatulla po e dëmtonte dita ditës, aq sa dualizmi me Ronaldihon po e rëndonte jashtë mase psikologjikisht.

U “arratis” nga Barcelona dhe u strehua te Tottenham, duke iu larguar figurës së Ronaldinhos. Nuk mundi kurrë të arrinte nivelet e brazilianit, modeli dhe frymëzimi i tij. Dështoi te Tottenham, më pas nisi të xhironte nëpër Europë duke gjetur pak fat te Villareal.

Gëzimet e vetme në karrierën e tij erdhën në kmbëtaren e Meksikës (107 ndeshje dhe 19 gola) dhe te Los Angeles Galaxy (22 gola në 66 ndeshje në MLS).

Pasi prishi kontratën në Los Anxhelos, u transferua te ekipi meksikan America. Në moshën 30 vjeç nuk pret më askush shpërthimin e tij, që mbeti ndoshta natën e verës së gushtit 2007…

M.P. / Dosja.al

 

Shto Koment