Aktualitet

“Duam liri, po na dhunojnë”/Dalin pamjet, emigrantët shqiptarët përplasen me Policinë Kufitare në Kapshticë, nuk lejojnë kalimin e kamionëve

VIDEO
Emigrantët e bllokuar në kufi përplasen me Policinë Kufitare në pikën kufitare të Kapshticës.
Featured image of article: “Duam liri, po na dhunojnë”/Dalin pamjet, emigrantët shqiptarët përplasen me Policinë Kufitare në Kapshticë, nuk lejojnë kalimin e kamionëve Pamje nga tensionet mes policisë dhe emigrantëve

Korçë- Dalin pamjet nga pika kufitare e Kapshticës, ku emigrantët e bllokuar në kufi u përplasën me Policinë Kufitare. Dhjetëra emigrantë, të cilët vijojnë të jenë të bllokuar në zonën neturale, bllokuan rrugën për dita momente dhe nuk lejuan që të kalonin kamionët. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga aktivisti, Adriatik Lapaj, policia u përplas me qytetarët, me qëllimin për të liruar rrugën dhe njëkohësisht nuk i lejonte ata që të futeshin në tokën shqiptare.  Emigrantët në video shfaqen të revoltuar dhe shprehen se duan liri.

“Jemi shqiptarë dhe do vdesim shqiptarë, ju bëjmë thirrje autoriteteve greke që të na përzënë nga këtu. Maunet nuk kalojnë“, shprehen emigrantët. Ndërsa njëzëri ata bëjnë thirrje për liri.  “Dua lirinë, liri, po ushtrojnë dhunë ndaj nesh”, brohorasin emigrantët.

Ndërkohë, pedagogu Lapaj ka ngritur edhe disa pyetje për shtetin shqiptar në lidhje me emigrantët e bllokuar. Ai ndër të tjera kërkon edhe reagimin e Avokatit të Popullit për këtë çështje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reagimi: 

Tani pa dashur të rendis 1 çarçaf me konventa të shkelura e t’u lodh kokën kam vetëm nja dy pyetje:
1. Nuk mundet shteti jonë t’i marrë shtetasit e vetë nga rruga dhe t’i akomodojë në një karantinë për të parë a janë sëmurë?
2. E zëmë se janë sëmurë, kush duhet t’i mjekojë këta shtetas që mbajnë pasaportën e Republikës së Shqipërisë? Greku apo Japonezi? Janë te dera e shtëpisë…
3. Po si mund të sillesh me kaq papërgjegjshmëri? Po më mirë ti marrësh dhe kontrollosh apo të kalojnë kufirin ilegalisht dhe mos e dish kush vjen me virus e ku e shpërndan?
4. A mund t’i thuash bashkëpronarit mos u fut në shtëpi? A e dinë këta që çdo shtetas i kësaj Republike është edhe bashkëpronar i saj?
5. Ata policat aty nuk e marin virusin?
6. Po Avokat Populli a ka ky vend a jo?
Në fund imagjinoni që këta të ishin shtetas grekë dhe qeveria greke t’i linte si fakir në kufi. Mendoni çfarë i ndodhte qeverisë në Athinë.

Disa emigrantë jane ende të bllokuar në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës.  Po ashtu 5 prej tyre kanë pasur probleme shëndetësore dhe janë dërguar në spitalin e Bilishtit. Opozita dhe Presidenti kërkojnë zgjidhje për këtë situatë. Ndërkohë, qeveria nuk i lejon të futen në tokën shqiptare, pas masave të marra për  COVID-19.

J.V/Dosja.al

Shto Koment