Rajoni

“Dua të vras një fëmijë shqiptar”, arrestohet serbi që kërcënoi në rrjete sociale gazetaren kosovare

Shtetasi serb u arrestua nën akuzën për tentim të kryerjes së krimit, si “shpërndarje e urrejtjes fetare e kombëtare dhe cenim të sigurisë”.
Featured image of article: “Dua të vras një fëmijë shqiptar”, arrestohet serbi që kërcënoi në rrjete sociale gazetaren kosovare Gazetarja kosovare Zana Cimili

SERBI- Policia serbe ka arrestuar personin, i cili kërcënoi të enjten gazetaren kosovare, Zana Cimili.

Shtetasi serb u arrestua nën akuzën për tentim të kryerjes së krimit, si “shpërndarje e urrejtjes fetare e kombëtare dhe cenim të sigurisë”.

Serbi e kërcënoi korrespodenten e e televizonit N1 në Kosovë, në rrjete sociale,  duke i shkruar: “është dëshirë jetësore që ta vras një shqiptar, madje edhe një fëmijë shqiptar” duke shtuar se shpreson “për një luftë të re në Kosovë gjatë së cilës shqiptarët do ta ndjejnë zemërimin serb”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Menjëherë pas kësaj, reagoi me shqetësim Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke kërkuar kapjen e këtij shtetasi.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment