Aktualitet

“Dua të shkoj në punë e vlla”, djali futet mes efektivëve në Astir: S’jam i lagjes fare, vërtetoje e më shoqëro po deshe

Pais kjo gjë u është refuzuar nga uniformat blu, i riu ka filluar të ngrejë zërin dukë u thënë policëve se nuk do mbetet pa punë sepse do shemben banesat.
Featured image of article: “Dua të shkoj në punë e vlla”, djali futet mes efektivëve në Astir: S’jam i lagjes fare, vërtetoje e më shoqëro po deshe Foto nga Asitiri
Përditësuar:

TIRANË– Një djalë i ri ka tentuar të çajë kordonin e policisë që ka rrethuar zoën e Astirit ku IKMT-a ka nisur shembjen e banesave të planifikuara për ditën e sotme. ai është future mes dy efektivëve dhe u ka shpjeguar që dëshiron thjesht të kalojë në pjesën tjetër të rrugës pasi do të shkojë në punë.

Pais kjo gjë u është refuzuar nga uniformat blu, i riu ka filluar të ngrejë zërin dukë u thënë policëve se nuk do mbetet pa punë sepse do shemben banesat.

Du më shku në punë e vlla, ça bëhet kshu? Do kaloj se kam punë, s’do ngel pa punë se ça do bëni ju ktu! Ej, s’jam i lagjes fare me, vërtetojë po deshe dhe më shoqëro,”- u thotë ai efektivëve.

Pavarësisht këmbënguljes ai nuk është lejuar të kalojë dhe është kthyer mbrapsht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në spitalin e Traumës kanë mbërritur 3 efektivë policie dhe katër banorë të kësaj zone që kanë mbtur të plagosur. Banorët janë lënduar pas përdorimit të gazit lotsjellës nga efektivët e ndërsa këta të fundit janë sulmuar me gurë nga qytetarët.

Mbi dhjetë persona janë shoqëruar, mes tyre edhe pedagogu Ervin Goci, i cili ka shkuar në mbështetje të banorëve.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment