LIVE UPDATES
Sport

“Dua të punoj sikur të jem shqiptar”, rrëfehet Edy Reja: Kombëtarja ime, jo ajo me Francën

12 Shtator 2019, 18:40 Nga DOSJA
“Dua të punoj sikur të jem shqiptar”, rrëfehet Edy

TIRANË- I emocionuar dhe entuziazmuar pas fitores me Islandën, trajneri i Kombëtares Edy Reja është i kënaqur me lojtarët që sipas tij e shpërblyen besimin e dhënë. Ai e përshkruan kështu ndeshjen ndaj Islandës.

“Intensivë, e vështirë dhe mendoja se e humba se kur bënë 2-2 e pashë skuadrën që u shpërnda dhe ata filluan të sulmonin për 10 minuta dhe disa prej lojtarëve, Dermaku, Gjimshiti, Hysaj më kërkuan të ndërroheshin sepse kishin dhimbje në këmbë dhe aty e pashë të vështirë. Pastaj pati një reagim të jashtëzakonshëm të lojtarëve dhe morëm lojën në dorë. Fituam këtë ndeshje të rëndësishme dhe tani kemi shpresë dhe do ta luajmë deri në fund. Nëse nuk do kishim fituar do ishim jashtë loje”.

Por cila është Shqipëria e vërtetë sipas trajnerit, ajo ndaj Francës apo ajo ndaj Islandës?

“Ajo me Francën jo në konsideratë. Unë e kisha programuar këtë formacion dhe e dija se do vinim në vështirësi Islandën. Sepse është një skuadër e fortë fizikisht. Kështu dhe unë duhet të bëja një formacion të fortë në mbrojtje dhe nga ana tjetër futa Manajn dhe Cikalleshin, që janë të fortë në sulm. Por që shërbejnë edhe në fazë mbrojtëse”.

Tekniku pret që ekipi i tij të bëjë një lojë perfekte në Turqi, si një ndeshje direkte.

“Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Kemi gjetur disa siguri. Ndaj Turqisë duhet të jemi perfektë. Kemi bërë gabime të vogla dhe na kanë kushtuar gola. Në Turqi duhet të shkojmë me bindjen se jeni skuadër e fortë pasi Turqia ka lojtarë me cilësi dhe do të jetë i vështirë edhe ambienti që do jetë shumë i nxehtë. Por kemi lojtarë ekspertë dhe s’do e ndjejnë presionin e tifozëve. Sa i takon gabimeve, i kam nxjerrë të gjitha dhe kur të rikthehemi do ua tregoj lojtarëve dhe do stërvitemi t’i përmirësojmë. Por veçanërisht na duhet përqëndrimi. Skuadra duhet të jetë gjithnjë e ekuilibruar pavarësisht rezultatit dhe nuk më pëlqejnë aksionet individuale. Duhet të futemi në fushë të luajmë si skuadër”.

Shpresa vdes e fundit, por në futboll vendos matematika. Edy Reja thotë se do të luftojnë deri sa numrat ta lejojnë.

“Kemi humbur disa pikë, si me Turqinë dhe me Islandën. Me Turqinë duhet të ishte ndeshje direkte. Të mos flasim për Francën. Me të tjerat duhet të përballemi fort. Nuk është thënë ende fjala e fundit nga pikëpamja matematikore, dhe atë fije shprese do e mbajmë fort dhe do bëjmë gjithçka për t’ia dalë. Në ndeshjen e fundit ishte e vështirë, por bëmë 4 gola. Skuadra tregoi zemër dhe inteligjencë deri në fund”.

Përfundimi i ndeshjeve kualifikuese do të thotë edhe përfundimi i kontratës për Reyan. Por sa dëshirë ka ai të qëndrojë në krye të Kombëtares Shqiptare?

“Kudo ku kam punuar kam kërkuar lojë skuadre. Unë dua të punoj sikur të jem shqiptar sepse kjo Kombëtare meriton shumë. Duhet t’i shpërblejmë shqiptarët. Unë jam ai që duhet t’i them skuadrës që duhet të japim maksimumin. Për shembull, kur jemi duke sulmuar, ka 2 ose 3 lojtarë në zonë për të shfrytëzuar rastin, për të shënuar. Jo vetëm lojë mbrojtëse. Unë mendoj se tre mbrojtësit janë regjisorët e lojës sepse nga aty nis aksioni. Po fillojmë të punojmë mirë. Skuadra po punon mirë dhe lojtarët po e kuptojnë lojën dhe filozofinë. Mbi të gjitha edhe në stafin tim Bulku dhe Salihi janë shumë të rëndësishëm për mua sepse më kanë ndihmuar shumë. S’kam bërë kontrata të gjata. Nëse do jetë mundësia të vazhdoj dhe Presidenti do jetë i kënaqur me punën dhe unë ndihem i vlerësuar, në Nëntor do flasim dhe të shohim nëse do biem dakord, unë do të doja të vazhdoja edhe për dy vite të tjera sepse po shikoj shumë lojtarë të rinj nëpër Europë që janë për perpsektivën sepse Kombëtarja është një punë që kërkon vazhdimësi dhe Armand Duka është një njeri kërkues dhe i besueshëm në këtë pikëpamje”.

(Marrë nga Tv Klan)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport edy reja euro 2020 rrefehet edy reja edy reja euro 2020 rrefehet edy reja

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni