Aktualitet

“Dua që drejtësia të vihet në vend”/ Neritan Liçaj paraqitet në SPAK për shembjen e teatrit: Beteja jonë do të vazhdojë

Neritan Liçaj paraqitet në SPAK për shembjen e teatrit. Pas dëshmisë së tij ai ka deklaruar se shpreson që të vihet drejtësia në vend.
Featured image of article: “Dua që drejtësia të vihet në vend”/ Neritan Liçaj paraqitet në SPAK për shembjen e teatrit: Beteja jonë do të vazhdojë Neritan Liçaj

TIRANË- Mëngjesin e sotëm artisti Neritan Liçaj u paraqit në SPAK, ku u pyet për çështjen  e shembjes së Teatrit Kombëtar. Para gazetarëve Liçaj u shpreh se shpreson që të vihet drejtësia në vend dhe se beteja e artistëve do të vijojë.

“Shpresoj që drejtësia të vihet në vend pasi kauza e teatrit është një kauzë e drejtë, e luftës së politikës kundër artit. Unë nuk jam përballur kurrë me drejtësinë dhe nuk jam akuzuar asnjëherë, përveç gjobave të parkimeve të gabuara. Vetë Kryeministri Rama ka deklaruar se prej më shumë se 20 vitesh kam dashur ta prish atë teatër. Beteja jonë do të vazhdojë. Këtu nuk ke cështje droge, trafiku. Këtu nuk ka rast me genuin ku duhet të bëhet drejtësi. U sulmova nga mazhoranca dhe qeveria. Unë dua drejtësi. Kaq”, tha Licaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur marrjen në pyetje të të gjithë personave të përfshirë në shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Mësohet se SPAK ka bashkuar në një çështje të vetme 6 kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. E para që është marrë në pyetje nga Oficeri i Policisë Gjyqësore është avokatja Adriana Kalaja.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment