Politike

“Dua një grup njerëzish që të filloj”, çfarë i ndodhi Bashës në Berat, duarkryq largohet nga kamerat (VIDEO)

Kryedemokrati nuk pranoi që të fillonte deklaratën për mediat pa u mbedhur njerëzit.

BERAT– Lulzim Basha ishte ditën e sotme në qytetin e Beratit ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Demokratike. Pas takimit Basha me anë të zyrës së shtypit të PD-së lajmëroi se do të mbante një deklaratë për shtyp.

Deklarata nisi ndërkohë që kryedemokrati nuk po fillonte, pasi sipas tij nuk ishin mbledhur aq shumë njerëz sa duheshin.

Dua një grup njerëzish që të fillojmë,”- tha Basha dhe më pas duarkryq u largua, ndoshta pa e ditur që kamerat ishin ndezur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas kryedemokrati filloi pasi mblodhi disa njerëz rreth vetes, të cilëve u dha dorën një nga një. Ai foli për planet që ka opozita në periudhën në vijim.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment