Showbiz

Triumfon përsëri me zërin e saj/ Dua lipa rrëmben çmimin e “Artistes më të mirë britanike”

Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja, në një postim në llogarinë e saj të ‘Instagramit’ ku dhe ka falenderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë.
Featured image of article: Triumfon përsëri me zërin e saj/ Dua lipa rrëmben çmimin e “Artistes më të mirë britanike” Dua Lipa

BRIATANI-Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka triumfuar përsëri duke rrëmbyer çmimin si “Artistja më e mirë britanike” mbrëmjen e ditës së djeshme gjatë ceromonisë së ndarjes së çmimeve “Global Awards”. Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja, në një postim në llogarinë e saj të ‘Instagramit’ ku dhe ka falenderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë.

“Faleminderit të gjithë fansave të mi, dëgjuesëve dhe kujtdo në “Global Awards” që votoi dhe mbështeti muzikën time.Faleminderit për çmimin ‘Artistja më e mirë britanike’. Një mbrëmje argëtuese me të dashurit e mi dhe një natë speciale”,– ka shkruar Dua në postimin e saj.

Vlerësimi për çmimet “Global Awards” është bërë nga suksesi i këngëve në radio, duke i dhënë meritë këngëve të dëgjuara më shumë. Ajo shihet magjepëse me fustanin e zi të mbyllur deri në fyt, ku është i çarë anash.

Para një muaji ajo publikoi këngën e saj të re të titulluar “Physical”, e cila është pjesë e albumit të ri.

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment