Showbiz

Dua Lipa thyen rekordin e Adele/ Albumi i ri “Future Nostalgia” më i dëgjuari që nga “21” i Adele në 2011

Kurorën e albumit më të dëgjuar në 'Spotify', Adele e mbante që nga 2011 me albumin '21',e megjithatë ka ardhur koha që këtë kurorë t'ia dorëzojë një Dua Lipës.
Featured image of article: Dua Lipa thyen rekordin e Adele/ Albumi i ri “Future Nostalgia” më i dëgjuari që nga “21” i Adele në 2011 Adele, Dua Lipa

BRITANI- Ditën e sotme, ylli ndërkombëtar Dua Lipa ka ndarë me ndjëksit e dashamirësite saj një tjetër arritje.

Sukseset e artistes me origjinë shqiptare duket sikur s’kanë të ndalur dhe çmimet e grumbulluara e bëjnë atë një fenoment botëror që e njeh çdo i ri e i vjetër.

Së fundmi, Dua ka ndarë në Instagram, rekordin e ri që albumi ‘Future Nostalgia’ ka thyer në platformën muzikore ‘Spotify’. Rekordin si albumi më i dëgjuar, e mbante që prej 2011 Adele me albumin ’21’ por Dua vendosi të vendosi një rekord të ri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Krahas fotos me shkrim:“Future nostalgia” nga Dua Lipa (2020) bëhet albumi i parë i një femre, i cili është më i dëgjuari ne ‘Spotify’ përgjatë vitit që nga koha e albumit ’21’ te Adele (2011), Dua shprehu entuziazmin e saj me shprehjen “Oh zot im”.

Kështu si ka nisur, ky do të jetë pa dyshim, viti i Dua Lipës.

Dua Lipa story

(o.l./dosja.al)

Shto Koment