
BRITANI– Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është zotuar se do të largohet nga festat e çmendura me alkool dhe do të heqë dorë nga duhani, dhe kjo jo vetëm për shkak të bllokimit nga koronavirusi, por për të shpëtuar karrierën e saj.
Dua Lipa ka zbuluar se do të lërë duhanin, për të mbrojtur zërin e saj: “Unë kam ndaluar alkoolin dhe nuk pi më duhan, madje as kur jam në turne.”
Nga natyra e saj festive, dhe party-t e çmendura me miqtë, këngëtarja ka reflektuar në karantinë, dhe ka vendosur që të vijë plotësisht ndryshe.
Për më tepër këngëtarja me origjinë shqiptare siguroi se viti 2021 do të jetë viti i saj i suksesit: “E kam shtyrë turneun pasi të gjithë duhet të jemi të sigurt. Turneu do të mbahet në vitin 2021 në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë. Ky do të jetë viti ynë, mendova se do të ishte viti 2020.”
Ajo po e ndan karantinën me të dashurin e saj, modelin amerikan Anëar Hadid në Londër gjatë mbylljes nga Covid-19.
Burimi: The Sun
R.L/Dosja.al