Showbiz

“Dua dikë tjetër”, Lori Hoxha me të dashur të ri? Blogerja: S’ta kam më nevojën, kur më prek… (VD)

Në një video të publikuar në Instastory, blogerja shihet në metro teksa në sfond dëgjohet një këngë mjaft domethënëse.
Featured image of article: “Dua dikë tjetër”, Lori Hoxha me të dashur të ri? Blogerja: S’ta kam më nevojën, kur më prek… (VD) Vis Bajraktari dhe Lori Hoxha

TIRANË– Blogerja Lori Hoxha ka bërë që së fundmi të qarkullojnë zërat se mund të jetë në një lidhje tjetër. Në një video të publikuar në Instastory, blogerja shihet në metro teksa në sfond dëgjohet një këngë mjaft domethënëse.

Bëhet fjalë për këngën “Truth is” të këngëtares amerikane Sabrina Claudio, vargjet e të cilës flasin për dorëzimin e një femre ndaj një dashurie që nuk funksionon.

Nuk dua të të telefonoj, nuk më bëhet të flas me ty.

Dua dikë tjetër, nuk bëhem xheloze nëse ti je me tjetër femër….”- janë disa nga vargjet e këngës së publikuar nga Lori Hoxha.

 

 

Nuk dimë të themi nëse blogerja është në një tjetër lidhje apo është dorëzuar përfundimisht në lidhje me historinë e Vis Bajraktarit.

Pak ditë më parë, bukuroshja festoi 26-vjetorin e lindjes dhe publikisht nuk pamë asnjë urim apo mesazh nga Visi, që njihet si i vetmi i dashur që ka patur blogerja. Dyshja mesa duket nuk janë më bashkë, pasi as në rrjetet sociale nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. Ata janë përfolur për një ndarje edhe disa muaj më parë, por mes tyre pati një rikthim. Siç shihet, kriza nuk ka mbaruar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment