Bota

“Dua barazi”, Protestat kundër racizmit në Londër/ Ekstremisti i djathtë me ngjyrë i shpëton jetën e një të bardhi

Momenti kur ai shpëton njeriun e bardhë u filmua dhe bëri xhiron e botës, gjest i cili u përgëzua nga mijëra njerëz nëpër botë.
Featured image of article: “Dua barazi”, Protestat kundër racizmit në Londër/ Ekstremisti i djathtë me ngjyrë i shpëton jetën e një të bardhi Momenti kur e mban ne krah.

BRITANI E MADHE-Në Londër janë mbajtur protesta masive kundër racizmit ndaj njerëzve me ngjyrë,  “Black Lives Matter”. Por sikurse ndodhi edhe në shumë qytete të Amerikës pas 25 majit ku protestuesit u përleshën rëndë me policinë në protestat për vrasjen e George Floyd, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Londër.

Mes këtyre përleshjeve kanë marrë pjesë edhe mbështetës të të djathtëve  britanikë, e në këtë mënyrë një prej të djathtëve, emri i të cilit nuk është identifikuar ende, por ai është rrahur rrahur nga turmat e dhunshme.

Ndonëse duket e çuditshme dhe e pabesueshme, por teksa qytetari i bardhë u dhunua rëndë, një qytetar me ngjyrë, Patrick Hutchinson, e ndihmoi personin e dhunuar që u rrah nga turma.

Momenti kur e mban ne krah.

Momenti kur ai shpëton njeriun e bardhë u filmua dhe bëri xhiron e botës, gjest i cili u përgëzua nga mijëra njerëz nëpër botë.

Momenti kur e mban ne krah.

“Nëse ata tre policë, të cilët ishin në ndërhyrje kur George Floyd u mbyt nga gjuri i kolegut, do të kishin reaguar dhe do e kishin ndaluar atë  ashtu si ne, George do të ishte gjallë sot. Unë thjesht dua barazinë për të gjithë ne, dua që gjërat të jenë të drejta për shkak të fëmijëve tanë.”- është shprehur Hutchinson.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë ai nuk e dinte as nuk e njihte aspak se kush ishte njeriu që  e mori në krah dhe e shpëtoi.

Kur arrita në përleshje, ai ishte i shtrirënë tokë. Ishte në rrezik vdekjeje. Nddaj mendova: nëse ai qëndron aty, nuk do të mbijetojë. Unë thjesht isha kapur në kamera duke e mbajtur atë njeri në krah.”- tha Hutchinson.

Më tej këtë moment Hutchinson e ndau edhe me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook  ku shkroi:  Kjo nuk është një luftë e të zinjve kundër të bardhëve, kjo është një luftë e të gjithëve kundër racistëve. Ne i mbronim ata që kishin nevojë për ne.

Burimi:  BOSTON

A.C/Dosja.al

Shto Koment