Aktualitet

DSHP kryen testimet për Covid-19 në 15 kopshtet dhe çerdhet e Beratit

Përveç edukatoreve,testimit i janë nështruar edhe sanitaret,kuzhinieret dhe punonjësit e administratës në këto institucione arsimore.
Featured image of article: DSHP kryen testimet për Covid-19 në 15 kopshtet dhe çerdhet e Beratit

BERAT- Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat ka kryer depistimin në të gjitha kopshtet dhe çerdhet e qarkut të Beratit. I gjithë stafi i 15 kopshteve dhe çerdheve në qytetin e Beratit ka përfunduar sot testimin për Covid-19. Testimi i 110 edukatoreve është kryer nëpërmjet testeve të shpejta dhe përgjigjia e testimeve ka përfunduar në 30-minuta.

Përveç edukatoreve,testimit i janë nështruar edhe sanitaret,kuzhinieret dhe punonjësit e administratës në këto institucione arsimore. Depistimi i kryer në kopshte dhe çerdhe,ku të gjitha testet kanë rezultuar “negativë” kishte si qëllim sigurimin e shëndetit të fëmijëve nga 1-6 vjeç,që kanë filluar prej dy-javësh frekuentimin e këtyre institucioneve.

Identifikimi dhe gjurmimi i rasteve pozitive përmes testit të shpejtë të antigenit,cilësohet nga mjekët epidemiologë në Berat si një mekanizëm mjaft efikas për menaxhimin e pandemisë. Sipas mjekëve,nëpërmjet testit të shpejtë mundësohet edhe kryerja në kohë reale e hetimit epidemiologjik të rasteve të evidentuara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimet zyrtare pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat bëjnë me dije se,në ditët në vijim do të kryhet depistimi i plotë edhe në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme,për të vijuar më pas me institucionet vendore.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment