LIVE UPDATES
Politike

Bledi Çuçi ‘lëshon dorën’, i jep tender pa garë “Salillarit” dhe të akuzuarit për trafik droge nga PD-ja, nga PD

11 Tetor 2020, 21:06 Nga DOSJA

TIRANË– Në të njëjtën ditë që kryeministri Edi Rama paralajmëroi shqiptarët për mundësinë e izolimit të dytë për shkak të pandemisë, qeveria e drejtuar prej tij vijon të shpërndajë tendera multi-milionë euro për kompanitë, të akuzuara publikisht si “klientë të tij”. Ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga Bledi Çuçi, shpalli së fundmi në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, fitues të një tenderi në dukje fiktiv, me vlerë rreth 2.5 milionë euro, kompaninë “Salillari” dhe “Praslin Investment”, pronarin e të cilës, Partia Demokratike e ka akuzuar për trafikant droge.

Në 28 Gusht 2020, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shpalli tenderin “Rikonstruksion i godinës së QTTB Fushë Krujë dhe ndërtim godine”, me fond limit 275 milionë lekë të reja. Në tender, sipas të dhënave zyrtare, kanë marrë pjesë 4 operatorë. Tre prej tyre, e konkretisht; “Elda Vl”, “Midea Albania” dhe “Rafin Company”, janë skualifikuar, pasi nuk kanë paraqitur asnjë ofertë ekonomike, duke forcuar dyshimet se e gjithë procedura ka qenë fiktive dhe se fituesi ishte i paracaktuar. Në garë ka mbetur vetëm bashkimi i operatorëve “Salillari” dhe “Praslin Investment”, të cilët edhe janë shpallur fitues, me ofertën prej mbi 245 milionë lekë të reja pa TVSH (rreth 2.5 milionë euro bashkë me TVSH).

Kush janë fituesit?
“Salillari” është një prej kompanive që ka fituar pjesën më të madhe të “tortës së fondeve publike” gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Referuar të dhënave të portalit të specializuar “spendingdata”, kompania “Salillari rezulton se është shpallur fituese e procedurave të prokurorimit publik në vlerë totale prej rreth 60 milionë euro, vetëm në periudhën 2015-2019. “Salillari” është duke punuar në aksin e shumë-kontestuar të Unazës së Re në Tiranë, nga Pallati me Shigjeta deri tek Seshi “Shqiponja”.

Vlera e këtij rikonstruksioni është rreth 20 milionë euro, duke shënuar “rekordin absolut” negativ me kosto 10 milionë euro për një kilometër, shifër e paimagjinueshme edhe në vendet e zhvilluara europiane. Kompania tjetër fituese e tenderit të Çuçit është “Praslin Investment”, në pronësi të biznesmenit Roland Ziu. Për këtë të fundit, Partia Demokratike të opozitë ka ngritur akuzat publike se është trafikant droge. Në një konferencë për media, në Tetor 2019, përfaqësuesi i PD-së, Dorian Teliti, duke akuzuar qeverinë për dhëniën me koncension të porteve të jahteve në Kepin e Rodonit, deklaroi se “Kepin e Rodonit ia ka dhënë për 35 vjet Roland Ziut, i njohur nga mediat si trafikant ndërkombëtar droge. Prej vitesh ky trafikant është lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës. Para pak kohe, Erion Veliaj i dha atij koncesionin e terminalit jugor të transportit”.

Kepi i Rodonit, një ndër zonat më të frekuentuara nga turistët jo vetëm nga bukuritë natyrore por dhe për vlerat historike, do të jepet me koncesion për 35 vite, për ndërtimin e Portit të Jahteve, që do të pagëzohet “Marina Rodon”. Në Tetor 2019, në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik u njoftua shpallja e fituesve, bashkimi i operatorëve “Praslin Investment” sh.p.k dhe “R&T” sh.p.k, me aksionerë Roland Ziun dhe Renis Tershana.

Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP është 35 vjet, ndërsa dy operatorët e shpallur fitues, në një garë që nuk pati konkurrentë, janë angazhuar sipas dokumenteve që të investojnë 883 milionë lekë pa TVSH për këtë port. Koncesioni parashikon ndërtimin, vënien në përdorim dhe menaxhimin e portit të Jahteve “Marina Rodon”, që do të shërbejë si port turistik, me vendndodhje në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg Kepit të Rodonit.

Marrë nga Bold News

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi kompania salillari roland ziu bledi çuçi kompania salillari roland ziu

Sondazh

Poll
Politike 11 Tetor 2020, 18:16

TIRANË– Komisioneri për zgjerimin e Europës, Oliver Varhelyi është vetëizoluar në shtëpinë e tij. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Varhelyi  ka...

Politike 11 Tetor 2020, 10:02

TIRANË- Eksperti për Ekonominë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti ka deklaruar se kryeministri Edi Rama në vend që të ndihmojë qytetarët, paratë e ty...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën