Aktualitet

Drogë, thikë dhe shkopa metalikë, vihen në pranga katër persona në Durrës e Krujë

Sipas njoftimit zyrtar, personat me inicialet E. D. dhe H. M., janë vënë në pranga pasi gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur një shkop metalik dhe një thikë.
Featured image of article: Drogë, thikë dhe shkopa metalikë, vihen në pranga katër persona në Durrës e Krujë Moment nga arrestimi

DURRËS– Katër persona janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit zyrtar, personat me inicialet E. D. dhe H. M., janë vënë në pranga pasi gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur një shkop metalik dhe një thikë.

Ata u arrestuan nga Policia e Durrësit gjatë patrullimit në lagjen nr. 16.

Ndërkohë specialistët dy personat me inicialet A. G., 27 vjeç dhe A. D., 29 vjeç, banues në Krujë janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Ata u ndaluan nga efektivët e policisë së Krujës, pasi gjatë kontrollit në mjetin tip “Seat”, iu kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 40 gr. lëndë narkotike cannabis sativa, 1 peshore elektronike dhe një objekt metalik të përshtatur për grirjen e lëndës narkotike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të katër do të përgjigjen përpara drejtësisë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment