Aktualitet

Gjetjet e shqiptarëve, kanabis fshehur brenda televizorit, arrestohet 31 vjeçari në Lezhë

I riu nga Lezha, u arrestua në aksin aksin Tiranë-Lezhë, pasi gjatë kontrollit në mjet, iu gjetën 3 kilogramë lëndë narkotike, të fshehura brenda një televizori.
Featured image of article: Gjetjet e shqiptarëve, kanabis fshehur brenda televizorit, arrestohet 31 vjeçari në Lezhë Droga e sekuestruar nga policia

LEZHË-  Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi gjatë kontrollit iu gjet lëndë narkotike. I arrestuari është shtetasi me iniciale N.N., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas burimeve të policisë, ai u ndalua në aksin Tiranë-Lezhë dhe gjatë kontrollit në mjet u gjetën 3 kilogramë lëndë narkotike, të dyshuar Cannabis Sativa të fshehura brenda një televizori.

Njoftimi i policisë Lezhë:

Specialistët e hetimit të narkotikëve, mbi bazën e një informacioni të marrë nga qytetarët për një shtetas i cili ishte nisur nga Tirana në drejtim të Lezhës, dhe me automjetin e vet po transportonte lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Patoku”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në aksin rrugor Tiranë -Lezhë, në kthesën e Patokut, Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë ku kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit së bashku me drejtuesin shtetasin N.N., 31 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në brendësi të një televizori, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 kilogramë lëndë narkotike, të dyshuar Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.N dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale,”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, neni 283 i Kodit Penal.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment