Aktualitet

Drogë dhe gjak ngado/ Dalin pamjet brenda banesës kur ndodhi vrasja në Kavajë, ngjarja në sy të fëmijëve të Marsidës (VD)

Dalian pamjet nga brenda banesës ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Kavajë- Dalin pamjet nga banesa ku ndodhi ngjarja e rëndë në Kavajë,  ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi i policisë Bledar Toçi. Në pamjet e siguruara nga Dosja.al shfaqet një rrëmujë madhe në banesë dhe gjak ngado.

Siç duket nga përleshja mes dy personave, është krijuar një situatë kaosi në banesë, ku edhe plehra ka ngado. Mësohet se 3 fëmijët e Marsdia Qatjas kanë qenë prezent teksa ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Si ndodhi sherri në banesë:

Burimet bëjnë me dije viktima bashkë me Mardisa Qatjan ishin duke ngrënë darkë poshtë pallatit. Në një moment ai i kërkon që të kalojnë natën bashkë po kjo e refuzon, duke i thënë se nuk e do më.  Ky insistonte dhe ajo thirri të dashurin e ri, policin.

Më pas Dritan Haxholli ka hyrë në banesën e gruas, rreth orës 00:40 të mëngjesit të sotëm, ku aty ishte edhe efektivi i policisë, i cili ishte lajmëruar nga gruaja. Pas konfliktit për Marsida Qatjan, Dritan Haxholli, viktima, ka qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov ndaj efektivit të policisë duke e plagosur atë. Menjëherë polici është përgjigjur me breshëri plumbash nga arma e shërbimit, ku mbeti i vrarë Haxholli. Bledar Toçi ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Ky i fundit është arrestuar nga policia, pasi në banesë i janë gjetur edhe hashash.

J.V/Dosja.al

Shto Koment