Aktualitet

Drogë dhe armë në banesë, arrestohen 2 persona në Fier, 2 të tjerë në kërkim

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Cakran, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.
Featured image of article: Drogë dhe armë në banesë, arrestohen 2 persona në Fier, 2 të tjerë në kërkim Foto ilustruese

FIER- Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar, “Cakrani”, u arrestuan dy persona të, cilët akuzohen për posedim, shitje droge dhe armëmbajtje pa leje, si dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale:

D., 61 vjeç, banues në Cakran, J. D., 47 vjeç, banues në Cakran, si dhe shtetasit M. D., 38 vjeç dhe D.D., 24 vjeç, të cilat janë në kërkim. Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Cakran, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Fierit godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, ne kuader të operacionit antidrogë të koduar “Cakrani”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.

Në kuadër të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, si edhe mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, nga ana e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, është organizuar dhe finalizuar operacioni “Cakrani”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. D., 61 vjeç, banues në Cakran.
    J. D., 47 vjeç, banues në Cakran.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

  1. D., 38 vjeç dhe D.D., 24 vjeç.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Cakran, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment