Rajoni

FOTO brenda kamionit me 1.3 ton kokainë që u kap në Maqedoninë e Veriut, ishte fshehur mes arkave me banane

Mediat në Maqedoni ka publikuar dhe foto nga brenda kamionit, ku duken arkat me banane e brenda tyre shihet e kokaina e fshehur.
Featured image of article: FOTO brenda kamionit me 1.3 ton kokainë që u kap në Maqedoninë e Veriut, ishte fshehur mes arkave me banane Droga brenda kamionit

MAQEDONI E VERIUT- Operacioni i policisë së Maqedonisë së Veriut është duke vijuar dhe pritet që Policia të dalë në një konferencë për mediat ditën e nesërme. Mediat në Maqedoni ka publikuar dhe foto nga brenda kamionit, ku duken arkat me banane e brenda tyre shihet e kokaina e fshehur.

Droga brenda kamionit

Lëndët narkotike ishin nisur nga Kolumbia dhe e gjithë dërgesa peshonte 1.3 tonë, por policia italiane kishte zbuluar kanalin nëprëmes të cilës do transportoheshin lëndët narkotike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një sasi e madhe kokaine është kapur sot në Maqedoninë e Veriut, ku deri tani mësohet se janë sekuestuar 1.3 ton. Kokaina ishte e fshehur në një kamion me banane që kishte ardhur nga Amerika dhe destinacioni kishte Slloveninë. Droga u gjet në një magazinë frutash, në fshatin Krushopek të Sarajit, ndërkohë në pranga kanë rënë 2 shoferë dhe 1 magazinier. Aksioni policor është ende në zhvillm, ndërsa autoritetet maqedonase kanë bërë me dije se detajet do ti bëjnë publike nesër.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment