Aktualitet

Nga Shqipëria në Greqi/ 800 kg kanabis i fshehur brenda furgonit-frigorifer, kishin kaluar pa problem në kufi, arrestohet çifti grek. Policia e mohon

Furgoni me drogë vinte nga Shqipëria dhe kishte kaluar pa asnjë problem kontrollet në kufi si në palën greke, ashtu edhe në atë shqiptare pasi në pamje të parë ishte bosh. Në prangat e Policisë fqinje, ka rënë shoferi i furgonit dhe pasagjerja, të dy shtetas grekë.
Featured image of article: Nga Shqipëria në Greqi/ 800 kg kanabis i fshehur brenda furgonit-frigorifer, kishin kaluar pa problem në kufi, arrestohet çifti grek. Policia e mohon

IGUMENICË– Një furgon-frigorifer me 800 kg marijuanë është kapur nga policia greke sapo kishte kaluar pikën kufitare të Qafë Botës. Droga ishte e fshehur mes dy “mureve” të furgonit, ku ishte krijuar edhe një vend i fshehtë për të futur drogën. 

Furgoni me drogë vinte nga Shqipëria dhe kishte kaluar pa asnjë problem kontrollet në kufi si në palën greke, ashtu edhe në atë shqiptare pasi në pamje të parë ishte bosh. Në prangat e Policisë fqinje, ka rënë shoferi i furgonit dhe pasagjerja, të dy shtetas grekë.

Ata u ndaluan nga anti-droga, strukturë e policisë, e cila kishte informacione se nga Shqipëria brenda disa ditësh do të transportohej një ngarkesë e madhe. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë hetimet ende vazhdojnë për të zbuluar se cilët janë prodhuesit e kanabisit në vendin tonë dhe në duart e kujt do të përfundonte dërgesa në Greqi. 

Ndërkohë menjëherë ka reaguar edhe Policia Shqiptare, e cila pretendon se furgoni me drogë nuk është futur në Shqipëri dhe nuk ka kaluar nga pika kufitare e Qafë Botës. Sipas bluve, autoritetet e palës greke konfirmuan faktin se automjeti frigoriferik e kishte ngarkuar lëndën narkotike në territorin grek.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment