Bota

Dritë shprese për Francën, 1 mijë vdekje më pak se një ditë më parë, shërohen 21,254 persona në total

Sipas të dhënave të publikuara, gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 3881 persona, ndërsa numri i total i të prekurve ka shkuar në 112,950.
Featured image of article: Dritë shprese për Francën, 1 mijë vdekje më pak se një ditë më parë, shërohen 21,254 persona në total Foto ilustruse
Përditësuar:

FRANCË- Bilanci i viktimave nga Covid-19 në Francë, po ndryshon për mirë, pasi sot janë shënuar 1 mijë vdekje më pak se një ditë më parë. Mediet vendase shkruajnë se gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë 541 persona. Ndërkohë, numri i viktimave në total ka shkuar në 10,869.

Sipas të dhënave të publikuara, gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 3881 persona, ndërsa numri i total i të prekurve ka shkuar në 112,950.

Deri më tani janë shëruar  21,254 persona por fatkeqësisht në gjendje kritike për jetën janë edhe 7,148 të tjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbi  1.4  milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi dhe kanë vdekur mbi 83,000 persona tjerë. SHBA-ja sërish mbajti rekord duke shënuar numrin më të madh të të vdekurve në një ditë, duke e çuar totalin në 12.900 dhe 400 mijë të infektuar.  Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vijon ende të mbetet në spital. Në Britani janë mbi 55 mijë persona të infektuar, mes tyre janë 7  mijë viktima. Tre vendet më të prekura në botë pas SHBA-së janë Spanja, Italia dhe Franca. Spanja ka 142 mijë të infektuar dhe 14 mijë viktima, e ndjekur ngushtë nga Italia me mbi 139 mijë pacientë pozitivë dhe 17,699 të vdekur.

Burimi:worldmeter

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment