Rajoni

Dritë në fund të tunelit me shpikjen e vaksinës?!/ OBSH ngre shqetësimin:  Ekziston një preceptim në rritje që…

Ditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se ekziston shqetësimi se pavarësisht shpikjes së vaksinës, pandemia e Covid-19 nuk ka mbaruar.
Featured image of article: Dritë në fund të tunelit me shpikjen e vaksinës?!/ OBSH ngre shqetësimin:  Ekziston një preceptim në rritje që… Tedros Adhanom Ghebreyesus

BOTË-Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar njerëzit që të mos vetëkënaqen me faktin se është shpikur vaksina kundër Covid-19.

Ditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se ekziston shqetësimi se pavarësisht shpikjes së vaksinës, pandemia e Covid-19 nuk ka mbaruar.

“Përparimi në vaksinat na jep të gjithëve një nxitje dhe tani mund të fillojmë të shohim dritën në fund të tunelit. Sidoqoftë, OBSH është e shqetësuar se ekziston një perceptim në pandemia nuk ka mbaruar. E vërteta është se aktualisht, shumë vende janë dëshmitare të transmetimit shumë të lartë të virusit, i cili po bën presion të madh në spitale, njësi të kujdesit intensiv dhe punonjës shëndetësorë. Disa vende në Evropë kanë arritur të zvogëlojnë transmetimin e virusit duke vendosur masa të rrepta. Është e rëndësishme që njerëzit duhet të vazhdojnë të ndjekin masat kombëtare dhe lokale për të siguruar që rastet nuk të zvogëlohen.– tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vaksinat anti-Covid deri tani janë prodhuar tre. Vaksina e parë është prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech dhe është 95% efektive. E dyta është nga AstraZenca e cila pritet që të dalë në dhjetor, ndërsa vaksina e fundit është prodhuar dje nga Moderna me efikasitet 94,5%. Ende nuk është bërë se ditur saktësisht se kur do të filloj shpërndarja e vaksinave në të gjithë vendet e tjera të botës, pasi nuk Kompanitë nuk kanë doza të mjaftueshme për të gjithë vendet.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment