
TIRANË– Gjykata e Strabusrgu u ka hapur derën të gjithë atyre që pritet të vetohen nga dita e sotme në vazhdim, që të depozitojnë një ankimim, nëse kanë pretendime për trupën gjykuese e cila i ka shkarkuar. Por jo vetëm për raste të tilla.
Vetë vendimi i lëshuar nga Gjykata e Strabrugut tregon se si një i ri, 34 vjeç nga Islanda fitoi të drejtën e tij në Straburg pasi ishte ndaluar teksa udhëtonte i dehur në mjet dhe nën efektin e lëndëve narkotike.
I riu i quajtur Guðmundur Andri Ástráðsson u dënua nga gjykata lokale me akuzën e shkeljeve të rregullave të qarkullimit por e konsideroi një vendim ‘nul’. Sipas tij, njëra nga gjyqtaret, me inicialet A.E., ishte vendosur aty në mënyrë të paligjshme, por as Apeli nuk i dha të drejtë. Kështu 34-vjeçari, në vitin 2017 shkoi në Straburg dhe fitoi të drejtën e tij. Vendimi i Gjykatës Supreme bëri që Islanda t’i futej një procesi Vettingu në drejtësi, njësoj siç po bën Shqipëria.
Kështu, gjatë procesit, rezultoi që gjyqtarja ishte vendosur vërtet aty në mënyrë të paligjshme, duke u skualifikuar nga bota e drejtësisë. Bazuar në këtë vendim, nga sot, çdokush që shkakrohet dhe ka pretendime për trupën gjykuese, mund ta apelojë çështjen në Strasburg.
Por kjo nuk vlen për Luan Dacin dhe 35 të tjerët që janë shkarkuar nga dita e sotme dhe më herët. Por ata që do të kenë të njëjtin fat në vazhdim, kanë shpresë…
(f.m/dosja.al)