Bota

Dritë jeshile për Gjermaninë/ Regjistrohen 4 viktima dhe 219 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Me rritjen e ditës së sotme numri i përgjithshëm i të prekurve në të gjithë territorin gjerman ka shkuar në 196,554, ndërsa  numri në total i të vdekurve ka shkuar në 9,016.
Featured image of article: Dritë jeshile për Gjermaninë/ Regjistrohen 4 viktima dhe 219 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit Foto ilustruese

GJERMANI– Pas një situate të vështirë me Covid-19 që Gjermania ka kaluar deri më tani tashmë duket se vendi po përmirësohet dhe rastet e reja apo numri i viktimave është ulur ndjeshëm.

Në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 4 viktima dhe janë regjistruar 219 raste të reja.

Me rritjen e ditës së sotme numri i përgjithshëm i të prekurve në të gjithë territorin gjerman ka shkuar në 196,554, ndërsa  numri në total i të vdekurve ka shkuar në 9,016.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që kanë kaluar mbi më shumë se 4 muaj  qeveria gjermane i ka hequr kontrollet kufitare me shtetet anëtare të BE-së dhe me disa vende të tjera. Në bazë të të dhënave të  publikuara nga autoritetet e shëndetësisë  tashmë Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment