
GREQI– Shkollat në Greqi do të hapen të parat kur të fillojë lehtësimi i masave kufizuese.
Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili ka ndjekur mësimin në internet të një klase të 6-të.
Kyriakos Mitsotakis iu është përgjigjigjur pyetjeve në lidhje me rihapjen e shkollave, ekskursioneve, sportet e fëmijëve, mundësitë për të kaluar kohë me familjen , strategjinë e vaksinimit dhe mundësinë e krijimit të një forumi komunikimi të nxënësve grekë me shokët e tyre jashtë vendit.
Kryeministri theksoi se do të lehtësohen masat për fëmijët pasi sipas tij, ata respektojnë me besnikëri masat e sigurisë, ndërsa kur u pyetën kur do të hapen shkollat, përgjigjja ishte: “Ne do të hapim shkollat kur ekspertët dhe shkencëtarët të na lejojnë, pasi ata po monitorojnë rrjedhën e epidemisë”.
Gjatë komunikimit online ai ka theksuar se shkollat do të hapen të parat kur masat të fillojnë të lehtësohen.
“Ju do të keni edhe pak durim dhe besoj se do të kemi lajme më të mira për t’ju thënë javën tjetër,” tha ai.
(A.k.dosja.al)