Sport

Dritan Shakohoxha u kërkon llogari tifozëve: Pse nuk brohorisni, s’jeni në sallë për komedi

Gjatë transmetimit live, Shakohoxha u ka hedhur fajin tifozëve për humbjen, pasi sipas tij nuk mbështesnin kombëtaren.
Featured image of article: Dritan Shakohoxha u kërkon llogari tifozëve: Pse nuk brohorisni, s’jeni në sallë për komedi Tifozët dhe Dritan Shakohoxha

TIRANË- Dritan Shakohoxha, komentatori i Super Sport, mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes ka sulmuar tifozët shqiptarë që ishin në stadium. Gjatë transmetimit live, Shakohoxha u ka hedhur fajin tifozëve për humbjen, pasi sipas tij nuk mbështesnin kombëtaren.

Gjatë transmetimit të ndeshjes në “Supersport”, ai tha se tifozëria e pranishme nuk e meritonte ta ndiqte ndeshjen në stadium.

Nuk e kuptoj këtë qetësi të madhe të tifozëve. Ata kanë ardhur këtu për të mbështetur Kombëtaren, por për hir të së vërtetës nuk po e bëjnë.  Kjo nuk është një sallë për opera apo komedi, që të reagosh vetëm në një moment kulminant të një batute. Të kishte një biletë kundër Francës ishte fat, pasi kishte shumë interesim të madh. Përveç tifogrupeve, pjesa tjetër ndoshta duhej që ta shihte më mirë në shtëpi ndeshjen, pasi këtu, nuk po bëjnë zhurmën e duhur”, ka thënë mes të tjerave në komentim Shakohoxha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Komentatori i njohur më herët në një tjetër reagim live në një ndeshje tjetër të kombëtares ka quajtur tifozët dhe “pabukësa”.

Shqipëria mbrëmjen e djeshme ka luajtur kundër Francës dhe humbi me rezultatin 2 me 0. Ndëshja u luajt në “Air Albania” stadium, i cili hapi dyert për ndeshjen e parë zyrtare. Kombëtarja kuqezi me këtë humbje i mbylli eleminatoret në vendin e katërt dhe nuk mundi të kualifikohej.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment