Virale

Dritan Leli ‘zbaton’ masat kundër COVID, shkon me maskë në takimin me Sorecën dhe harron ta vendosë në fytyrë

Leli në këtë takim duke dashur të zbatojë urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë që detyron të gjithë të mbajnë maskë në ambiente të mbyllura, kishte marrë një të tille me vete.
Featured image of article: Dritan Leli ‘zbaton’ masat kundër COVID, shkon me maskë në takimin me Sorecën dhe harron ta vendosë në fytyrë Luigi Soreca dhe Dritan Leli duke luajtur me maskë

VLORË- Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca. Takimi mes tyre është zhvilluar duke zbatuar disa nga rregullat e COVID-19.

Leli në këtë takim duke dashur të zbatojë urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë që detyron të gjithë të mbajnë maskë në ambiente të mbyllura, kishte marrë një të tille me vete.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por edhe pse gjatë gjithë kohës ai është parë me maskë në duar, në asnjë moment nuk e zbatoi si duhet rregullin duke mos e vendosur në fytyrë. Qytetari i parë i Vlorës edhe pse ishte në takim me ambasadorin, gjatë gjithë kohës është “argëtuar” pasi ka luajtur me maskën dhe thye një nga rregullat bazë kundër COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment