Rajoni

Dritan Abazoviç njofton formimin e qeverisë së re të Malit të Zi në nëntor

VIDEO
Abazoviç ka thënë se Mali i Zi do të mund të zgjedh ekzekutivin në muajin tetor, ndërkohë javën e ardhshme pritet që të ftohet seanca e parë e Kuvendit.
Featured image of article: Dritan Abazoviç njofton formimin e qeverisë së re të Malit të Zi në nëntor Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Kryetari i Partisë Aksioni i Bashkuar për Reforma, Dritan Abazoviç në një intervistë ditën e djeshme për Alsat-M është shprehur optimist për formimin e qeverisë së re në Malin e Zi.

Abazoviç ka thënë se Mali i Zi do të mund të zgjedh ekzekutivin në muajin tetor, ndërkohë javën e ardhshme pritet që të ftohet seanca e parë e Kuvendit.

 “Formimi i qeverisë, shpresoj për disa javë. Besoj se çdo gjë ka me mbaru në një mënyrë paqësore dhe demokratike.”- është shprehur ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Jemi duke zhvilluar bisedime për ditë dhe tani për tani çdo gjë po shkon me rregull. Nesër do të takohemi me kryetarin e parlamentit rreth seancës së parë zyrtare ku duam të verifikohen mandatet pastaj të zgjidhet kryetari i ri i parlamentit. Mundemi me prit që ajo seancë me qenë në fillim ta javës së ardhshme.”– ka thënë ai.

Kujtojmë se Dritan Abazoviç vjen nga familje shqiptare, i cili drejton partinë URA (United Reform Action; Aksioni i Përbashkuar për Reforma), ku në zgjedhjet e 30 gushtit mori mbi 22 mijë vota (5.5%) duke fituar 4 mandate deputetësh, vendimtare për formimin e qeverisë së re.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment