Rajoni

Dritan Abazoviç: Më kanë kërcënuar dhe kam patur presion, mua nuk më blejnë e as korruptojnë…jam i hapur për Shqipërinë

VIDEO
Ai u shpreh se kryeministri i ardhshëm i Malit të Zi duhet ta çojë vendin drejt BE-së.
Featured image of article: Dritan Abazoviç: Më kanë kërcënuar dhe kam patur presion, mua nuk më blejnë e as korruptojnë…jam i hapur për Shqipërinë Dritan Abazoviç

TIRANË– Dritan Abazoviç, kryetar i grupimit URA dhe lider i koalicionit “E Zeza mbi të Bardhë” dha një intervistë për Top Channel. Ai u shpreh se kryeministri i ardhshëm i Malit të Zi duhet ta çojë vendin drejt BE-së.

Qeveria jonë do të punojë në interes të qytetarëve. Nëse formohet qeveria, ne jemi “çelësi” i saj. Unë nuk u largohem përgjegjësive politike që kam. Kam marrë mesazhe urimi nga liderët politikë shqiptarë. Ndonëse jam i ri në politikë, do zgjerojmë marrëdhëniet me Shqipërinë. Jam i hapur për çdolloj bashkëpunimi që çon në zgjidhjen e konflikteve në rajon. Më kanë kërcënuar dhe kam patur presion, mua nuk më blejnë e as korruptojnë. Kemi bërë një punë të madhe dhe një punë e madhe është para nesh tashmë”, u shpreh ai ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

Shto Koment