Sport

Dridhet Inter, ylli i ekipit i thotë po ofertës së Barcelonës, zikaltrit kërkojnë 150 milionë euro

Tashmë detyra më e vështirë për klubin blaugrana është të bindë Interin që kërkon tia ngrejë nga 111 milionë euro në 150 milionë euro klauzolën e largimit 22-vjeçarit.
Featured image of article: Dridhet Inter, ylli i ekipit i thotë po ofertës së Barcelonës, zikaltrit kërkojnë 150 milionë euro Foto ilustruse

ITALI-Inter i ka ofruar rinovimin e kontratës duke i dyfishuar pagën, por Lautaro Martinez edhe pse mund të rinovojë me skuadrën zikaltër të ardhmen e tij e shikon te Barcelona.

Sipas mediave spanjolle sulmuesi argjentinas i ka thënë po Barçës që i ka garantuar edhe një vend titullari në skuadër. Tashmë detyra më e vështirë për klubin blaugrana është të bindë Interin që kërkon tia ngrejë nga 111 milionë euro në 150 milionë euro klauzolën e largimit 22-vjeçarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këto kohe krize financiare nga koronavirusi, për Barçën janë shumë dhe 111 mln euro dhe jo më 150 dhe për këtë arsye për të ulur koston e transferimit klubi blaugrana kërkon të përfshijë në marrëveshje si shkëmbim lojtarë të tjerë.

(E.Ç/Dosja.al)

Shto Koment