Politike

‘Dridhet’ administrata! Rama: Ata që na kanë nxirë faqen, do largohen…Shqipërinë do e ngjisim në majë

VIDEO
Përballë tyre ai paralajmëroi se të gjithë ata që ia kanë nxirë faqen partisë socialiste do të largohen si dhe do të pastrojnë administratën.
Featured image of article: ‘Dridhet’ administrata! Rama: Ata që na kanë nxirë faqen, do largohen…Shqipërinë do e ngjisim në majë Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme të gjithë deputetët. Përballë tyre ai paralajmëroi se të gjithë ata që ia kanë nxirë faqen partisë socialiste do të largohen si dhe do të pastrojnë administratën.


Edi Rama: Shqipëria mund dhe duhet patjetër të ngjitet tek ajo majë brenda kësaj decade. Në do të nisim mbajtjen e premtimeve që nga rritja e pagave deri në 400 mijë lekë. Do kthejmë çdo shërbim në një ndërveprim online. Do ta pastrojmë deri në fund administratën nga njerëz që na kanë nxirë faqen. Me qartësinë që siç kemi bërë me policët, me infermierët dhe të tjerët, do të vijohet edhe me administratën. Një rrugë e re në bazë të meritave duhet të hapet për të gjithë ata vajza, gra, burra e djem. Kjo është sfida e vazhdueshme, prandaj jeni gati që të vazhdojmë të përballemi me çdo sfidë. Synimi ynë është që të ngjisim Shqipërinë në majë. Shumë faleminderit të gjithë, në mbyllje, fjalinë e fundit duke ju parë është se dua t’ju them: një pjesë e juaja janë sërish deputetë, një pjesë jo. Skuadra jonë ka fituar falë rolit të gjithsecilit prej jush. Ne duhet tani të bëjmë gjithçka na takon për të merituar plotësisht atë që shqiptarët panë dhe votuan për numrin 12. Kështu më 12 qershor do ta kremtojmë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama mbledh ekipin e Partisë Socialiste: PD të na bashkohet për zgjedhjen e Presidentit…kush nuk na e ka zbardhur faqen, do largohet. Do riciklojmë administratën

(F.M)/Dosja.al

Shto Koment