Virale

Dridhen bandat në Shkodër! E gjithë Policia në këmbë, finalizohet ‘megaoperacioni’…sekuestohen pandofla e biçikleta

Vetëm disa ditë më parë një “megaoperacion” ka ndodhur në një punishte të qytetit, ku janë gjetur sende të ndaluara si disa biçikleta, pandofla dhe këpucë.
Featured image of article: Dridhen bandat në Shkodër! E gjithë Policia në këmbë, finalizohet ‘megaoperacioni’…sekuestohen pandofla e biçikleta

SHKODËR– “Megaoperacion” i Policisë në Shkodër. Në një kohë kur bandat bëjnë “kërdinë” me gjobëvënie dhe me vrasje, Policia e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj është e gjitha në këmbë.

Vetëm disa ditë më parë një “megaoperacion” ka ndodhur në një punishte të qytetit, ku janë gjetur sende të ndaluara si disa biçikleta, pandofla dhe këpucë.

Procesverbali i policisë

Që prej datës 10 tetor, qytetarët e Shkodrës ndjehen më të sigurtë ndërsa ministri Lleshaj ndjehet mjaftueshëm krenar saqe mos të pranojë krahasime me paraardhësit e tij, të cilët godisnin vetëm bandat kriminale.

Duke lënë pas ironinë, qytetarët e këtij vendi duhet të kuptojnë që e gjithë Policia e Shtetit është investuar në kapjen e xhepistëve dhe sigurimin e rendit gjatë protestave.

Ndërsa kriminelët e vërtetë, ata që i përmend edhe vetë kryeministri Edi Rama, enden të lirë nën hundët e tyre me makinat më luksoze në qarkullim.

Të qetë deri në prishjen e pazareve të radhës, ku armët do qëllojnë ndoshta edhe të pafajshëm. Edhe për këtë rast ish-gjenerali e ka një arsyetim. Ashtu siç ai vetë e ka dhënë me gojën e tij po në Shkodër: Qytetarët s’kanë pse të ndjehen të sigutë!

(k.m/dosja.al)

Shto Koment