Aktualitet

“Dreqi të marrtë, korona vret dhe po të jesh mbret”, i riu në Tiranë i këndon virusit (VD)

Teksti i këngës duket mbi të gjitha një thirrje për të gjithë ata që para këtij kërcënimi tregohen mosbesues dhe të pakujdesshëm, duke menduar se nuk do të preken nga ky virus, që deri më tani i ka marrë jetën mijëra njerëzve në mbarë globin.
Featured image of article: “Dreqi të marrtë, korona vret dhe po të jesh mbret”, i riu në Tiranë i këndon virusit (VD) Kitarë akustike

TIRANË– Nuk kaloi shumë kohë që dikush në Shqipëri t’i thurte disa vargje koronavirusit të ri. Me kitarë akustike, një i ri në Tiranë ka zgjedhur që me vargje të drejtpërdrejta të përcjellë një mesazh fare të thjeshtë: koronavirusi vret edhe mbretin.

I riu që zgjodhi ta ndante këtë me qytetarët i shtohet kështu me tinguj muzike apelit për të bërë sa më shumë kujdes dhe për të respektuar rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Teksti i këngës duket mbi të gjitha një thirrje për të gjithë ata që para këtij kërcënimi tregohen mosbesues dhe të pakujdesshëm, duke menduar se nuk do të preken nga ky virus, që deri më tani i ka marrë jetën mijëra njerëzve në mbarë globin.

Teksti i këngës

Çfarë ke kështu,

mos ke temperaturë.

Më thuaj thuaj nga ke ardhur,

o dreqi të të marrtë

Më dukesh shumë sëmurë,

ke këtu që të mërkurën.

Pse nuk the më parë,

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

po ti koronën paske marrë

S’është e vërtetë

jetova si mbret.

Por nuk ishte e thënë,

tani po që di vetë,

korona vret, korona vret,

dhe po të jesh mbret

Korona vret,

bëj si di vetë

dhe po të jesh mbret,

pasi korona vret.

Marrë nga Tvklan.al

Shto Koment