Politike

Darka me Ramën tek Gjiri i Lalzit, Meta flet për ‘ngjalat’: S’kam pasur mundësi ta takoj, jam pro dashurisë

  • Meta flet pas takimit me “Venecian”: Nuk shkarkohem se s’kam shkelur Kushtetutën, dekoroj Ramën po hapi negociatat
  • I pyetur në lidhje me lajmin që bëri ‘bujë’ në media në muajin korrik, pasi u përfol se Presidenti kishte konsumuar një darkë më kryeministrin Edi Rama në Gjirin e Lalzit, Meta e mohoi këtë gjë. 

    TIRANË– Presidenti Ilir Meta mbajti një konferencë për mediat pas takimit me Komisionin e Venecias. Meta foli për zbatimin e Kushtetutës dhe për krizën politike në Shqipëri. 

    I pyetur në lidhje me lajmin që bëri ‘bujë’ në media në muajin korrik, pasi u përfol se Presidenti kishte konsumuar një darkë më kryeministrin Edi Rama në Gjirin e Lalzit, Meta e mohoi këtë gjë. 

    Ai foli gjithashtu edhe për ‘zbutjen’ e toneve me qeverinë, Meta u shpreh se ka qenë gjithmonë pro qetësisë dhe dashurisë.

    Dashuria është shumë e mirë për të gjithë. Edhe për politikanët është gjithashtu shumë e mirë. Nuk ka gjë më të mirë sesa dashuria por me rëndësishme për një politikan është përgjegjshmëria dhe unë mendoj se ata të dy kanë reflektuar një mungesë të përgjegjshmërisë prej një kohë të gjatë, në mënyrë të veçante gjatë këtij viti.

    Përsa i përket darkës unë nuk kam pasur mundësi të takohem me kryeministrin Edi Rama dhe ky është një lajm krejtësisht i pavërtetë. Gjithsesi vazhdoj e pres, unë i takoj të gjithë se kjo është detyra ime.

    Unë kam qenë gjithmonë pro dashurisë dhe u kam ofruar gjithmonë mundësi për dialog, por mesa duket ata (maxhoranca) kanë reflektuar kohët e fundit,”- tha Meta ndër të tjera.

    Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat është shprehur i bindur se nuk shkarkohet. Meta tha se të hënën do publikojë dokumentet që do të dërgohen në Venecia. Ai tha se takimi me anëtarët e Komisionit ishte shumë i frytshëm dhe është i gatshëm që të shkoj në Venecia në 11 tetor. Meta më tej u shpreh se i gjithë debati për shkarkimin e tij bëhet për ta shmangur debatin për datën 18 tetorin.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment