Aktualitet

Drejtuesit e mjeteve sfidojnë protestën në Milot, vijojnë qarkullimin nga rruga dytësore

Dosja.al mëson se dhe makinat që janë nisur nga Tirana dhe po shkojnë për në veri nuk kanë mbetur të bllokuara në Milot, pasi kanë devijuar qarkullimin.

MILOT-  Drejtuesit e mjeteve që vinin nga veriu kanë devijuar qarkullimin e tyre dhe kanë mundur që të vijojnë rrugën e tyre drejt Tiranës.

Dosja.al mëson se dhe makinat që janë nisur nga Tirana dhe po shkojnë për në veri nuk kanë mbetur të bllokuara në Milot, pasi kanë devijuar qarkullimin.

Mësohet se të gjithë mjetet e vogla po vijojnë me pak vështirësi kalimin nga rruga e vjetër, ndërsa të bllokuar kanë mbetur vetëm disa kamionë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Drejtuesit e kamionëve do të duhet të presin deri në përfundim të protestës, pasi mund të kthehen dhe të devijojnë rrugën e tyre.

Siç shihet dhe nga videot e siguruara nga Dosja.al, numri i makinave të bllokuara në trafik është shumë i pakët pasi kanë devijuar qarkullimin e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment