Aktualitet

Drejtuesi i motorit humb kontrollin, përplaset me dy kalimtarë në Mamurras, u shkakton plagë të rënda në trup

Nje motor ka perplasur dy persona diten e sotme ne Mamurras duke iu shkaktuar plage te renda ne trup.
Featured image of article: Drejtuesi i motorit humb kontrollin, përplaset me dy kalimtarë në Mamurras, u shkakton plagë të rënda në trup Foto ilustruse

TIRANË– Një aksident ka ndodhur në Mamurras ditën e sotme aty ku dy persona janë plagosur pasi u përplasën me një motor.

Drejtuesi i motorit humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas goditi dy kalimtarë të rastit të cilët morën plagë të rënda.

Dy personat janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës aty ku po marrin mjekimin e duhur nga bluzat e bardha. Identiteti i të aksidentuarve dhe i drejtuesit të mjetit ende nuk janë bërë të ditur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia është duke hetuar për aksidentin dhe për zbardhjen e plotë të tij.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment