
COVID-19 godet edhe Kategorinë e Dytë. Gazeta “Panorama Sport” shkruan se i infektuari është pjesë e Butrintit (në grupin B të divizionit të tretë).
Bëhet fjalë për një drejtues të klubit nga Saranda. Ky i fundit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka rezultuar pozitiv gjatë ditë së sotme. Për fat të mirë gëzon një gjendje të mirë shëndetësore, teksa ka nisur karantinën në shtëpinë e tij.
Menjëherë pasi u mor vesh prekja e tij nga koronavirusi, të gjithë lojtarët, stafi teknik dhe drejtuesit e Butrintit, iu nënshtruan kryerjes së tamponëve. Ankthi në klubin jugor është i madh dhe të gjithë shpresojnë që të mos ketë pjesëtarë të tjerë të prekur nga virusi.
M.P. / Dosja.al