Sport

Drejtuesi i Bayern-it: Për vazhdimin e kampionatit e kanë në dorë lojtarët

Frika ekziston akoma, por zyrtari i klubit bavarez deklaron se gjithçka është në dorë të futbollistëve
Featured image of article: Drejtuesi i Bayern-it: Për vazhdimin e kampionatit e kanë në dorë lojtarët Karl-Heinz Rummenigge

Kampionati gjerman rifilloi fundjavën e kaluar dhe shefi ekzekutiv i Bayern-it, Karl-Heinz Rummenigge, ndihet krenar. Gjermani ka analizuar situatën e krijuar në një prononcim për Gazzetta dello Sport. Frika ekziston akoma, por zyrtari i klubit bavarez deklaron se gjithçka është në dorë të futbollistëve.

“Rikthimi i Bundesligës është krenari dhe përulësi: krenari për faktin që ia dolëm të rikthenim futbollin, por ishte e rëndësishme të analizohej me përulësi situata e përgjithshme. Mendoj se futbolli duhet të falënderojë politikën gjermane, por duhet të vijojmë të qëndrojmë të përulur për situatën katastrofike që është krijuar”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mbyllja e sezonit? Nëse futbollistët tregohen seriozë dhe të disiplinuar, ekziston shansi të përfundojë kampionati. Sigurisht që kemi frikë për infektime të reja lojtarësh, por po ndiqet me korrektësi protokolli i kontaktit. Ne filmojmë çdo seancë stërvitore, për t’i provuar autoriteteve çfarë po ndodh dhe për të shmangur kalimin e ekipit në karantinë“, deklaron Rummenigge.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment