Aktualitet

Drejtoria e Transportit Rrugor paralajmëron gjoba dhe mbyllje aktiviteti për autoshkollat që nuk zbatojnë masat anti-Covid

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka paralajmëruar gjoba për autoshkollat qënuk zbatojnë masat ndaj COVID-19.
Featured image of article: Drejtoria e Transportit Rrugor paralajmëron gjoba dhe mbyllje aktiviteti për autoshkollat që nuk zbatojnë masat anti-Covid Foto ilustruese

TIRANË -Autoshkollat që nuk zbatojnë rregullat anti-Covid do të penalizohen, madje rrezikojnë deri në mbylljen e aktivitetit. Prej dy javësh në të gjithë vendin janë hapur autoshkollat për përgatitjen e kursantëve të rinj, por Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor paralajmëron vendosjen e gjobave për subjektet që nuk zbatojnë rregullat. Drejtoria e Transportit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë nisur monitorimin dhe kontrollet në klasat mësimore.

“Zbatimi i masave anti-Covid 19 nga ana e autoshkollave është detyrim ligjor. DPSHTRR dhe Task-Forca e Transportit Rrugor vijon monitorimin dhe kontrollet në klasa e në procesin mësimor që ka rinisur nga 11 Maji. Nuk do të donim kthim mbrapa ndaj disiplina, kujdesi, serioziteti në mbrojtjen e aplikantëve dhe personelit ka rëndësi të jashtëzakonshme për jetën dhe vijimin e aktivitetit ekonomik të këtij sektori. Çdo mangësi apo pakujdesi do jetë subjekt penalizimesh edhe nga Njësia Operacionale Anti-Covid (Task-Forca ndërinstitucionale) dhe Policia e Shtetit”, sqaron Drejtoria e Transportit.

Aktiviteti i subjekteve private që regjistrojnë dhe përgatisin aplikantë për leje drejtimi, rritje kategorish, teori e praktikë, u rihap me dy faza më 11 Maj.  Kursantëve që iu ndërpre kursi i teorisë/praktikës për shkak të mbylljes së aktivitetit në 13 Mars, procesi mësimor rinisi, aty ku ishte ndërprerë.

Sipas Drejtorisë të Përgjithshme të Transportit Rrugor prioritet i masave është distanca mbi 1.5 m dhe rregullave të higjienës në teori, sikurse seancave online. Nga 18 Maji nisi edhe instruksioni në rrugë, ku nuk lejohej mbi 1 praktikant në kabinë, veç kur janë familjarë, si dhe të jenë të pajisur me maska, doreza, matje e dezinfektime.  Autoshkollat duhet të koordinohen paraprakisht me drejtoritë rajonale për të shmangur tejkalimin e kapaciteteve të lejuara për testim konform protokolleve të masave të sigurisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor paralajmëroi edhe më 13 Maj se rihapja e autoshkollave do të shoqërohet me kontrolle dhe monitorime të shpeshta, madje shkelja e rregullave do të penalizohet ashpër rast pas rasti ose do të rikthejë në bllokim aktiviteti të sektorit.

Marrë nga Monitor

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment