Sport

Drejtori sportiv i Veronës zbulon shifrën, ja sa vlen aktualisht legjionari kuqezi i kërkuar nga klubet big

"Ne jemi duke folur për një mbrojtës të madh që po bën një sezon fantastik, sidomos për moshën e tij. Ai do të ketë shumë oferta në tavolinë"
Featured image of article: Drejtori sportiv i Veronës zbulon shifrën, ja sa vlen aktualisht legjionari kuqezi i kërkuar nga klubet big Marash Kumbulla

Marash Kumbulla është një ndër lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës. Shtatlarti ka bërë mirë me Hellas Veronën dhe duket se sezoni i ardhshëm do e gjej me klub të ri.

Drejtori sportiv i Veronës, Tony D’Amico, ka folur në lidhje me kartonin e lojtarit dhe ka treguar se do ta shesë për një shifër prej 25 milionë eurosh. Kjo është kërkesa e klubit italian për futbollistin e kombëtares shqiptare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Vlera e tij është më e madhe. Ne jemi duke folur për një mbrojtës të madh që po bën një sezon fantastik, sidomos për moshën e tij. Ai do të ketë shumë oferta në tavolinë, por është shumë herët për të folur për diçka të tillë”, – tha ai.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment