LIVE UPDATES
Bota

Drejtori i pritshëm i CIA-s paralajmëron për rrezikun e Kinës: Kanë një ambicje agresive

25 Shkurt 2021, 07:13 Nga DOSJA
Drejtori i pritshëm i CIA-s paralajmëron për rrezikun e

SHBA- Shtetet e Bashkuara duhet të trajnojnë agjentët dhe analistët e tyre të zbulimit mbi kërcënimin në rritje nga Kina, u tha ligjvënësve të mërkurën i emëruari i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për të drejtuar agjencinë kryesore të zbulimit të vendit, duke e quajtur konkurrencën nga Pekini “provën më të madhe gjeopolitike me të cilën përballemi”.

Ish-ambasadori William Burns, një diplomat karriere që ka shërbyer në Rusi dhe Lindjen e Mesme, e ndau këtë vlerësim me anëtarët e Komisionit të Senatit për Zbulimin në seancën për konfirmimin e tij në postin e Drejtorit të Agjencinë Qendrore të Zbulimit (CIA), duke paralajmëruar më tej se kjo epokë e re e konkurrencës në rritje me Pekinin mund të jetë si asnjë tjetër në historinë e SHBA-së.

“Aftësia konkurruese e Kinës do të jetë thelbësore për sigurinë tonë kombëtare në dekadat e ardhshme,” tha zoti Burns, duke përshkruar udhëheqjen e Kinës si armiqësore.

“Evolucioni i Kinës së [Presidentit] Xi Jinping gjatë gjashtë apo shtatë viteve të fundit ka qenë një këmbanë alarmi shumë e fortë ,” shtoi ai. “Është një lloj ambicieje dhe vendosmërie agresive, e hapur, që mendoj se e ka bërë shumë të qartë natyrën e kundërshtarit dhe rivalit me të cilin përballemi.”

Nëse konfirmohet, 64-vjeçari Burns do të bëhej diplomati i parë i karrierës që drejton CIA-n. Ai u tha ligjvënësve se përvoja e tij e punës me agjencinë e zbulimit ndërsa ishte në Departamentin e Shtetit e bëri të vlerësojë atë që bëjnë oficerët dhe analistët e saj.

“Informacionet e sakta të zbulimit të ofruara me ndershmëri dhe integritet janë themeli kritik për vendime politike të peshuara mirë“, tha ai, duke u përgjigjur për shqetësimet se nën drejtimin e ish-Presidentit Donald Trump, disa hallka të zbulimit u politizuan për të mbështetur qëllimet politike të administratës së tij.

“Politika duhet të ndalet aty ku fillon puna e zbulimit,” tha zoti Burns.

Presidenti Biden “tha se ai do që agjencia t’i thotë të vërtetën dhe unë u zotova të bëja pikërisht këtë, dhe të mbrojë ata që bëjnë të njëjtën gjë,” shtoi zoti Burns.

Ligjvënësit nga të dyja partitë vlerësuan figurën e zotit Burns. Megjithatë pati disa pyetje në lidhje me kohën kur zoti Burns ishte president i Fondit Carnegie për Paqe Ndërkombëtare, një organizatë me qendër në Uashington që kishte marrë pjesë në Fondacionin e Shkëmbimit Kinë-ShBA dhe kishte lidhje me Universitetin Tsinghua në Pekin.

Zoti Burns tha se ai e gjeti të ngritur programin e shkëmbimit kur u bë president i Fondit Carnegie dhe se ai shpejt e ndërpreu atë për shkak të shqetësimeve në lidhje me ndikimin kinez, ndërsa në të njëjtën kohë kërkoi të sigurohej që lidhjet e Fondit Carnegie me Universitetin Tsinghua të mos ta pengonin organizatën të bënte punë të pavarur.

Kryetari i Komisionit të Senatit për Zbulimin, demokrati Mark Warner dhe nënkryetari, republikani Marco Rubio, gjithashtu e pyetën zotin Burns se si do ta trajtojë atë që është bërë e njohur si “Sindroma e Havanës” – një sërë simptomash, duke filluar nga marramendja te dhimbja e kokës dhe humbja e dëgjimit që ka prekur personelin diplomatik dhe zyrtarët e zbulimit në Kubë, Rusi, Kinë dhe gjetkë.

“Unë do ta konsideroj një përparësi me rëndësi të jashtëzakonishme që të gjendet përgjegjësit dhe për të siguruar që kolegët dhe familjet e tyre të marrin kujdesin e duhur”, tha zoti Burns.

Trajtimi i kërcënimeve ruse, iraniane

Përveç Kinës, zoti Burns paraqiti një sërë kërcënimesh të tjera me të cilat do të duhet të përballet agjencia amerikane e zbulimit, duke përfshirë rreziqe më të reja si ndryshimi i klimës dhe siguria shëndetësore.

Ai gjithashtu përshkroi kërcënimet ndaj zinxhirit të furnizimit dixhital amerikan, duke e quajtur sulmin rus të kompanisë me bazë në Teksas SolarWinds, “një këmbanë e fortë alarmi për të gjithë ne lidhur me ekspozimin e zinxhirëve të furnizimit dhe infrastrukturës kritike”.

Zoti Burns paralajmëroi kundër nënvlerësimit të Rusisë.

“Ndërsa Rusia mund të jetë në shumë drejtime një fuqi në rënie, ajo mund të jetë të paktën po aq e rrezikshme, nën udhëheqjen e [Vladimir] Putinit, sa fuqitë në rritje si Kina,” u tha ai ligjvënësve.

Për sa kohë që Vladimir Putin është udhëheqësi i Rusisë, ne do të veprojmë me një numër të kufizuar alternativash, që nga konkurrenca shumë e ashpër deri tek armiqësia e egër”, tha ish-ambasadori amerikan.

Për Iranin, zoti Burns tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund të kenë besim që udhëheqja në Teheran të ketë një armë bërthamore.

“Është absolutisht e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të bëjnë gjithçka që mundemi për të parandaluar Iranin të zhvillojë një armë bërthamore,” u tha ai ligjvënësve.

Edhe nëse Irani i rikthehet respektimit të plotë të marrëveshjes bërthamore, i njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), zoti Burns tha se marrëveshja duhet të shërbejë si një “platformë” për vendosjen e kufizimeve më të rrepta në programin bërthamor të Teheranit dhe aktivitetet e tjera keqdashëse.

Zhvillimi i aftësive teknologjike dhe kibernetike

Ish-zyrtarët paralajmërojnë se Burns do të përballet me një numër sfidash të tjera, nëse ai konfirmohet.

“Unë besoj me forcë se kushdo që ka aftësitë më të mira teknologjike fiton luftën globale të zbulimit,” i tha Zëri i Amerikës Larry Pfeiffer, një ish-shef personeli i CIA-s.

“CIA duhet të vazhdojë të forcojë zgjerimin e inovacionit dixhital për të përmirësuar mbledhjen, analizën dhe shpërndarjen e zbulimit,” tha ai, duke theksuar se agjencisë mund t’i duhet të bëjë ndryshime të tilla pa rritur buxhetin.

Në dëshminë e tij, zoti Burns tha se agjencia e zbulimit “do të duhet të punojë edhe më shumë” për të zhvilluar aftësitë teknologjike dhe kibernetike, si për t’u përballur më mirë sulmet ashtu edhe për të shtuar parandalimin e tyre.

Një çështje që nuk doli në pah gjatë seancës të së mërkurës, por që ka të ngjarë të paraqesë një sfidë për CIA-n, është ekstremizmi i brendshëm. Ndryshe nga FBI-ja, CIA e ka të ndaluar të mbledhë informacion nga persona brenda Shteteve të Bashkuara.

“Ekstremizmi i brendshëm në vetvete nuk është çështje e CIA-s, por lidhjet e huaja dhe paralelet me atë lloj ekstremizmi janë brenda përgjegjësisë së agjencisë,” tha Paul Pillar, një ish oficer i lartë i CIA-s, profsor në Universitetin Georgetown.

MARRË NGA VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden kine shba william burns joe biden kine shba william burns

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni