Aktualitet

Drejtori i KLP nën hetim, AKUZA për shpërdorim të detyrës dhe vjedhje, u kallëzua pas auditit

VIDEO
Fatmir Demnerit me detyrë të mëparshme drejtor i shërbimeve mbështetëse dhe logjistikës pranë këshillit të lartë të prokurorisë pritet t’i ngrihen akuzat e mësipërme dhe të përfundojë i pandehur nga prokurorja e çështjes Suela Salavaci.
Featured image of article: Drejtori i KLP nën hetim, AKUZA për shpërdorim të detyrës dhe vjedhje, u kallëzua pas auditit Foto ilustruese

Një nga drejtorët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është vendosur nën hetim nga prokuroria për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Fatmir Demnerit me detyrë të mëparshme drejtor i shërbimeve mbështetëse dhe logjistikës pranë këshillit të lartë të prokurorisë pritet t’i ngrihen akuzat e mësipërme dhe të përfundojë i pandehur nga prokurorja e çështjes Suela Salavaci. Ai u kallëzua nga KLP pas auditit dhe gjetjeve që hodhën pikëpyetje për ushtrimin e detyrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Veprimet e zyrtarit i cili është larguar në heshtje nga ky institucion shikohen të dyshimta sa i takon donacioneve të dhuruara nga ndërkombëtarët mbi mbështetjen e qeverisë së prokurorëve.

Këshilli i lartë i prokurorisë pretendon se zyrtari përvetësoi dy kompjuterë të dhuruar nga ambasada amerikane anëtarëve të KLP gjatë pandemisë në mënyrë që ata të punonin në distance si dhe nuk ka furnizuar automjetet me karburant.

Marrë nga Top Channel

Shto Koment